Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Kean 'sulltani' i PSG në Stamboll: poker i Chelsea në Rusi

Lapsi.al 28 October 2020
Video/ Kean 'sulltani' i PSG në Stamboll: poker i Chelsea në

Ka nisur nën shenjën e të mëdhenjve e mërkura e Champions League, që ka parë fitues PSG e Chelsea, në ndeshjet e para të luajtura. Francezët e Tuchel janë ngritur në këmbë pas humbjes në shtëpi në debutim. Moise Kean ka qenë protagonisti absolut në Stamboll me dy gola, ndërsa në Rusi, Krasnodar është detyruar të dorëzohet para fuqisë së Chelsea, që u imponua me një poker që nuk la dyshime për rezultatin.

BASAKSEHIR 0-2 PSG

Më shumë se një orë fantazma që hsfaqen në fushën e Stambollit, pastaj dygolëshi i Moise Kean që sjell në vete Psg me tre pikët e para në Champions, pas humbjes brenda me United në ndeshjen e parë. Pas 7 minutash galopimi i Mbappé në të majtë nuk arriti të kalojë portierin turk, por Basaksehir nuk është i frikësuar, luan lojën e tij dhe me Visca shkoi pranë golit. Në minutën e 26’ parisienët humbën Neymar për probleme muskulare, i zëvendësuar nga Sarabia. Në të 35’ Mbappé nuk shfrytëzoi asistin e Florenzi, në një pozicion të favorshëm. PSG kishte rastet më të mira, por kampionët e Turqisë shkuan edhe një herë pranë avantazhit në pjesën e dytë me Visca, përpara skenën ta merrte Kean. Ish-sulmuesi i Juventus me kokë mposhti Gunok në të 64. Frymëmarrje për francezët, që mbyllin ndeshjen sërisht me Kean: dygolëshi i dytë radhazi për sulmuesin pas atij në kampionat me Dijon.

KRASNODAR 0-4 CHELSEA

Jashtë fushës, Chelsea duket se performon më mirë dhe në transfertën ruse, një që presidenti Abramovich e njeh mirë, Blues kanë mposhtur me rezultat 0-4 Krasnodar. Formacioni i Frank Lampard kështu arriti në fitoren e parë në Champions, pas barazimit kundër Sevilla në Londër. Rusët mbeten në vendin e fundit me golavarazh dhe që do të ishte e vështirë u kuptua që në minutën e 14 kur Jorginho humbi një penallti. Por nuk mund të zgjaste shumë barazimi, nën intensitetin e sulmeve të londinezëve dhe Hudson-Odoi shënoi në minutën e 37. E megjithatë, distancën Chelsea e krijoi në pjesën e dytë, kur Ëerner me 11 metërsh shënoi të dytin në minutën e 76, ndërsa Ziyech (79) e Pulisic (90) mbyllën llogaritë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI