Flash

Zhang, krenar për Interin e tij: "Objektivi është të fitojmë"

Lapsi.al 29 October 2020
Zhang, krenar për Interin e tij: "Objektivi është të

Bota e futbollit po përballon krizën më të rëndë në historinë e tij për shkak të pandemisë së Covid-19, por shoqëritë profesioniste të nivelit të lartë po studiojnë mënyrën për të mos u rrëzuar. Për Inter një mënyrë mund të jetë duke u kthyer të fitojë në fushë: "Për të zgjidhur problemet duhet ti analizojmë me radhë - ka komentuar presidenti zikaltër Steven Zhang -. Jam krenar për punën e bërë deri tani nga Inter, por celësi është të fitojmë, duke marrë rezultate në terma trofesh e në ambicje financiare".

Në të ardhmen të gjithë shoqëritë duhet të studiojnë një model të ri për të gjeneruar të ardhura në kontekstin social që do të jetë revolucionarizuar thellësisht pas pandemisë: "Sigurisht është një ndryshim i madh - vazhdoi Zhang - e është e qartë se buxheti e fitimet do të influencohen. Duhet të mendojmë në periudhë të gjatë, teknologjia e inovacioni do të jenë zgjidhje për të përfshirë më shumë konsumatorët, ndoshta me një projekt jo ngushtësisht të lidhur me futbollin".

Një ide që është kthyer e fortë është Superliga europiane: "Jam gjithnjë në favor të idesë për të përmirësuar e zhvilluar produktin tonë. Do të ofrojmë produkte gjithnjë e më të evoluuar e kompetitivë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI