Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Projekti sekret i Superligës është në fazë të avancuar: sfidohet kundërshtimi i Uefa-s

Lapsi.al 31 October 2020
Projekti sekret i Superligës është në fazë të

Ishte "bomba" e fundit e hedhur nga Bartomeu para se të largohej nga presidenca e Barcelonës: organizimi i një Superlige që përfshin klubet më të rëndësishme europiane është në një fazë të avancuar. Uefa ka shpjeguar se nuk do të pranojë asnjë projekt të tillë, ndërsa e ka sulmuar si një shpikje italiane. Praktikisht nuk ekzistojnë alternativa të Champions League. Por shoqëritë që lëvizin fluksin më të madh të parave, në krizë ekonomike për shkak të Covid, kanë ndërmend të përdorin të gjithë mjetet e nevojshme për të fituar.

Hipoteza e një super kampionati europian kishte tërhequr vëmendjen pas lindjes së G-14, por rezistenca e Uefa-s e kishte mbyllur cdo diskutim. Prej kohësh klubet e mëdha duan të arkëtojnë përmes emrit të tyre, duke shfrytëzuar të ardhurat e garantuara nga të luajturit në një nivel të lartë cdo javë. Sipas të dhënave, bisedimet janë në fazë të avancuar dhe kanë përfshirë edhe Fifa-n e një grup investitorësh. Por ndërkohë, presidenti Infantino ka thënë se nuk ka asnjë interes për një kampionat si ky, duke qenë se ai ka për zemër vetëm botërorin e klubeve.

Emergjenca Covid, sidoqoftë, është duke e përshpejtuar projektin që duhet të nisë nga sezoni 2022-23. Gjithcka është e organizuar në bazë të 18 skuadrave që do të diskutojnë një kampionat normal përpara një playoff final për tu luajtur në një seli unike. 34 ndeshje të garantuara në stilin e Euroligës në basket. Klubet e përfshirë, sipas asaj që bën të ditur "Mundo Deportivo", janë Barcellona, Real Madrid e Atletico në Spanjë, Liverpool, Manchester United, City, Chelsea, Arsenal e Tottenham në Angli, Juventus, Milan e Inter në Itali e Psg në Francë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI