Flash

Mourinho i tërbuar me humbjen në Europa League: "Stërvitja në 11..."

Lapsi.al 31 October 2020
Mourinho i tërbuar me humbjen në Europa League: "Stërvitja
Surpriza më e madhe e raundit të dytë të Europa League ishte disfata 1-0 e Tottenham përballë Antwerp, që i la Spurs në kuotën e tre pikëve në klasifikimin e grupit, bashkë me Lask Linz e pas belgëve që udhëheqin me pikë të plota. Një befasi që nuk i ka pëlqyer fare teknikut të anglezëve, José Mourinho, që nuk e ka kapërcyer humbjen e të tijve. Sigurisht i tërbuar me një sjellje që nuk i takon një skuadre që ka në organikë Bale, Kane, Son e Alli, Special One i ka dërguar një mesazh të qartë skuadrës përmes profilit të tij në Instagram: "Stërvitja në 11...". "Performancat e këqija meritojnë rezultate të këqija. Shpresoj që të gjithë në këtë autobus të jenë të mërzitur po kaq sa unë" ka shkruar Special One para se ti linte takimin në fushë lojtarëve të tij. Tashmë Kane e të tjerët duhet të reflektojnë në ndeshjen e të dielës në shtëpi, në Premier, kundër Brighton & Hove Albion.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI