Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ Dygolësh fantastik i Ronaldos: rikthimi i portugezit nxjerr KO Spezian dhe shpëton Pirlon

Lapsi.al 1 November 2020
Video/ Dygolësh fantastik i Ronaldos: rikthimi i portugezit nxjerr KO

Një orë vuajtje, pastaj futet Ronaldo. Me pjesën e parë të fiksuar në 1-1, me Pobega që iu përgjigj Moratas, Pirlo e pa punën keq. Për fat, CR7 pasi mundi Covid 19 i fiton ndeshjen teknikut dhe Juventus me një dygolësh që e kanë bërë Pirlon të mendojë cfarë mund të ndodhte nëse ky lojtar do të ishte kundër Barcelonës katër ditë më parë. Nuk duhet anashkaluar prova e jashtëzakonshme e Morata, gjithnjë në gol, por edhe Rabiot autor i golit të 3-1 provizor, para se numri 7 të shënonte me panenka penalltinë që vendosi shifrat.

Pirlo vazhdon të ndryshojë skema e modulë, por këtë herë u kuptua se kësaj Juve i duhej një ndryshim në sjellje. Pirlo insistoi gjatë mbi këtë e pavarësisht aftësisë së Vincenzo Italianos e dispozicionit inteligjent të Spezias, diferenca teknike është e dukshme e pikërisht falë kësaj erdhi avantazhi i Juventus, finalizuar nga Morata, që këtë herë gati nuk e beson që VAR e nxorri në pozicion të rregullt.

Bardhezinjtë arrijnë rezultatin dhe lëshojnë, gjë që nuk duhet ta bënin. Në një nga kundërsulmet e Spezias, treshja e mbrojtjes ishte e palëvizsshme brenda perimetrit të zonës. Danilo ndoqi inserimin e Bartolomei, ndërsa të tjerët panë vetëm me sy lëvizjen e Pobega që shënoi pak me meritë e pak me fat.

Pastaj është CR7 e skema bëhet "topi tek Ronaldo e të gjithë të përqafohemi", ajo që Juventus i del mirë gjithnjë. Bardhezinjtë janë të pamëshirshëm në tre minutat e parë të prezencës së Ronaldos: preku tre topa duke bërë atë që duhej, pasaj i bën një shenjë e Morata kuptoi ku duhej topi. Juventus tani ka në fushë komandantin dhe goli i tretë është firmë e një tjetër hyrje nga pankina. Rabiot i freskët depërtoi, dribloi e shënoi brenda zonës së Spezias, duke shënuar një 3-1 që mbylli gjithcka.

Në fund, një penallti e fituar nga Chiesa vetëm sa i dha mundësinë Ronaldos të shënojë dygolëshin e parë, post-Covid, duke fituar 4-1 me një penallti 'panenka'. Pirlo mund të marrë frymë: tek Juventus është kthyer Ronaldo.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI