Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Gerd Müller, lamtumira e ngadaltë: "Nuk ha më, fle drejt fundit të tij"

Lapsi.al 2 November 2020
Gerd Müller, lamtumira e ngadaltë: "Nuk ha më, fle drejt

Gerd Muller ka thyer cdo mbrojtje kundërshtare, por nuk mund të bëjë asgjë mbi një sëmundje që po e shuan ngadalë. Uschi Müller, bashkëshortja e Gerd, "Bomber der Nation", ka përshkruar, një ditë nga ditëlindja e 75 e ish-sulmuesit të Bayern, gjendjen shëndetësore të të shoqit, i sëmurë, nga 2008, me demencë. Pikërisht për shkak të sëmundjes Müller nuk shihet në publik prej vitesh, që kur Bayern e bëri të ditur në 2015.

SITUATA — "Nuk ha praktikisht asgjë, arrin vetëm të gëlltiet", kështu, Uschi, që nga 1967 është gruaja e Müller (të dy janë njohur në një bar kur ajo ishte 16 vjec e ai 20), ka përshkruar për Bild situatën e Gerd, që prej 5 vjetësh jeton në një rezidencë sanitare. "Qendron shtrirë në shtrat gati 24 orë në ditë. Rrallë ka momente kthjelltësie, është kaq bukur kur hap sytë, edhe për pak minuta. Përmes lëvizjes së qepallave mund të përgjigjet me po ose jo pyetjeve që i bëjmë. Ndonjëherë shohim bashkë televizor, edhe pse ai nuk e kupton". Në këto muaj situata është përkeqësuar: "Gerd fle drejt fundit të tij. I mban sytë mbyllur, konsumon ushqim të grirë. Më jep idenë se është i qetë, nuk besoj se po vuan. Po fle për të shkuar përtej".

HISTORIA — Kampion bote në 1974, Müller, në kombëtare, ka shënuar 68 gola në 62 ndeshje. Vetëm Klose, me 71 rrjeta (por në 137 ndeshje) ka realizuar më shumë gola se ai me Gjermaninë. Me Bayern ka fituar 4 tituj e tre Kupa Kampionësh. Për 32 vjet ishte shënuesi më i mirë i historisë së botërorëve me 14 gola, rekord që ia morën braziliani Ronaldo e më pas Klose. Në Bundesligë ka shënuar 365 gola në 427 ndeshje (të gjithë me Bayern), e është kështu shënuesi më i mirë i të gjithë kohëve në kampionatin gjerman (në vend të dytë Fischer me 268 gola, në të tretin Leëandoëski me 246). Askush në Gjermani, nuk ka fituar titullin e golashënuesit më shumë se ai (7 herë) e është ai shënuesi më i mirë në një kampionat të vetëm (shënoi 40 gola në 1972).

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI