Flash

Tifozët e rinj të Uzunit frikësojnë Juventusin: kore fyese e fishekzjarre në derbi, gjobitet Ferencvaros

Lapsi.al 2 November 2020
Tifozët e rinj të Uzunit frikësojnë Juventusin: kore fyese e

Gjobë e kripur për Ferencvaros - kundërshtari i ardhshëm i Juventus në Champions League - për sjelljen e tifozëve të tij në ndeshjen e fundit në shtëpi në kampionat, të luajtur në 24 tetor. Komiteti disiplinor i Federatës hungareze ka ndëshkuar kampionët në fuqi për sa ka ndodhur gjatë derbit të fituar 2-0 kundër Ujpest. Kore fyes, të pavend e përdorimi i një sasie të madhe të fishekzjarreve, kanë sjellë një gjobë prej 6 milionë fiorinë. Juventus është i paralajmëruar: në Groupama Arena të Budapestit klima do të jetë e zjarrtë.

Ndeshja mes Ferencvaros e Ujpest nuk është gjë tjetër vecse një derbi i Budapestit. Ndeshje shpesh e tensionuar, ku nuk mungojnë edhe përplasjet mes tifozerive. Stadiumi është gjithnjë plot, edhe në kohën e Covid. Rivaliteti mes dy klubeve ka nisur në vitet '30 e është akoma shumë e fortë. Ditën e ndeshjes linja 3 e metropolitanës së Budapestit është ajo që shqetëson më shumë policinë lokale, sepse është ajo që marrin tifozët e të dy skuadrave për të arritur në stadium.

Juventus pritet në kryeqytetin hungarez këtë të mërkurë, në orën 21, për ditën e tretë të Champions League. Ndeshje në letër e thjeshtë për bardhezinjtë që gjithësesi nuk duhet të nënvleftësojnë kundërshtarin, i galvanizuar nga fitorja në derby e gati të presë formacionin e Pirlos në zjarrin e Groupama Arena. Do të jetë një stadium që do të bëjë tifo kundër për 90 minuta, e për Juven - e këtyre kohëve - mund të jetë një pengesë për të mos u nënvleftësuar.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI