Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

"Po nuk të pëlqeu, ajo është dera": zbulohet fraza që e bëri Setien armik të Messit

Lapsi.al 2 November 2020
"Po nuk të pëlqeu, ajo është dera": zbulohet fraza

Prapaskena e raportit të vështirë mes Lionel Messi e ish-teknikut të tij Quique Setien po zbulohet me seri, si serialet e dikurshëm. Pas deklaratave të ish-teknikut në lidhje me karakterin e komplikuar të Leos, emitenti "SER Catalunya" ka zbuluar detajet e një grindje që ka parë protagonistë ata të dy në dhomat e zhveshjes në stadiumin Balaidos të Vigos qershorin e kaluar, në përfundim të një barazimi 2-2 mes Barças e Celtas.

Në fund të ndeshjes Setien ka listuar gabimet e kryera nga disa lojtarë balugrana e toni i qortimeve nuk i ka pëlqyer Messit, që i ka kërkuar trajnerit ti drejtohet me respekt personave që në karrierën e tyre kanë fituar gjithcka, ndryshe nga tekniku i tyre. Në këtë pikë Setien i është drejtuar Leos duke i thënë: "Nëse nuk të pëlqen ajo që them, ajo është dera". Përgjigja e kampionit argjentinas ishte një buzëqeshje që vlente më shumë se një mijë fjalë. Me këto që po dalin është e lehtë të kuptohen motivet për të cilën, sezoni i kaluar për Barçan nuk shkoi si duhej.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI