Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

"Në fund e rëndësishme është se kush e ka fituar kampionatin": Egbo 'thumbon' Kukësin para përplasjes së madhe

Lapsi.al 3 November 2020
"Në fund e rëndësishme është se kush e ka fituar

“Nuk ka asnjë përballje të lehtë. Mendoj se të gjithë ekipet janë njëlloj, sidomos në nisjen e kampionatit, kur nuk dihet se në çfarë gjendje janë ekipet. Po luajmë si kampionë në fuqi kundër vendit të dytë. Mendoj se Tirana-Kukësi mund të jetë një tjetër derbi i kampionatit shqiptar”. Kështu karikon tiranën tekniku Emmanuel Egbo, në vigjilje të sfidës së kampionët kundër nënkampionëve. Natyrisht që gjërat kanë ndryshuar që kur dy skuadrat përfunduan kampionatin, por kjo nuk e ka zbehur entuziazmin e teknikut nigerian, që priret ta theksojë se bardheblutë do të zbresin në fushë si kampionë në fuqi.

"Po flasim për kampionatin 2020-2021, nuk dua të kthehem mbrapa sepse ndeshja, që kemi para është e rëndësishme - theksoi Egbo -. Në fund e rëndësishme është se kush e ka fituar kampionatin, jo kush ka fituar në përballjet direkte. Kampionatet kanë treguar edhe në vende të tjera se ekipet e vogla në letër janë ekipe më të vështira".

Gjërat nuk janë të lehta për Egbo në këtë vigjilje. Tirana duhet të bëjë pa gjithë linjën e mesfushës dhe në krah një mungesë që e vë në dilema teknikun. Kale, Celhaka, Toshevski janë të dëmtuar, ndërsa Torassa e Batha të skualifikuar nga disiplina, por Egbo nuk fshihet pas tyre, duke mos e bërë alibi: “Mungesat? Normalisht që janë mungesa, që do i ndiejmë shumë, por kam besim se lojtarët që do jenë në fushë do bëjmë maksimumin”.

Tirana do të zbresë në fushë, në orën 13.45, në stadiumin Skënderbeu të Korcës, për shkak të padisponueshmërisë së stadiumit Selman Stërmasi, për të sfiduar Kukësin e Gegës, në një ndeshje që hap me intensitet të lartë Superioren.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI