Flash

"Do jenë 20 mijë në stadium", tekniku i Ferencvaros rigjen Uzunin e mezi pret të sfidojë CR7

Lapsi.al 3 November 2020
"Do jenë 20 mijë në stadium", tekniku i Ferencvaros

"Jemi gati dhe e kemi përgatitur ndeshjen mirë, duam të matemi me një skuadër të fortë si Juventus e të gjithë lojtarët e mi mezi presin të luajnë kundër një kampioni si Cristiano Ronaldo". Kështu, Sergij Rebrov, tekniku ukrainas i Ferencvaros, ka komentuar vigjiljen e sfidës së Champions League kundër bardhezinjve, në raundin e tretë të fazës së grupeve. "Pjesa e dytë e luajtur kundër Dinamo Kiev duhet të na japë besim - vazhdoi tekniku i formacionit hungarez - e jam i sigurtë se tifozët do të na japin një dorë: mund të jenë rreth 20 mijë në shkallët e stadiumit".

E ndërkohë, Rebrov rigjen sulmuesin e tij më formë Myrto Uzuni. 25-vjeçari ka fituar tashmë mbi Koronavirus edhe është kthyer në dispozicion të skuadrës, por nuk do të mund të luajë kundër Juventus, sepse sipas protokollit duhet të dalë negativ edhe në tamponin e dytë 24 orë para ndeshjes. Beratasi ka munguar edhe në ndeshjet e tjera të Champions ku Ferencvaros ka luajtur me Barcelonën dhe Dinamo Kiev.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI