Flash

Video/ Rekordi i çmendur i 49 vjeçarit Biaggi: 408 km/h mbi një motor elektrik

Lapsi.al 3 November 2020
Video/ Rekordi i çmendur i 49 vjeçarit Biaggi: 408 km/h mbi

Edhe në moshën 49 vjecare Max Biaggi nuk resht së shënuari rekorde. Ish-kampioni i botës në 250 e Superbike ka kaluar barrierën e 400 km/h me Voxan elektrik, motori i Venturit, agjensi e impenjuar edhe në Formula E. Mbi asfaltin e aeroportit të Chateauroux, në Francë, Biaggi ka thyer gjithë rekordet e motorëve elektrikë, duke arritur 408 km/h, shpejtësi shumë më e madhe në krahasim me ato që ishte mësuar në MotoGP e Superbike.

BIAGGI: "NDJESI E PAPRPOVUAR KURRË"

"Ndjesitë që përjetova ishin ndryshe nga ato që më kanë shoqëruar për pjesën më të madhe të jetës. Mungesa e zhurmës klasike të motorit, prezenca e një motori elektrik, e mungesa e kompeticionit me pilotë të tjerë përfaqësuan diferencat më lehtë të përceptoheshin. Risia e vërtetë ishte shpejtësia e jashtëzakonshme që arrita. Unë nuk kisha shkuar kurrë në 400 km/h e më besoni kjo shpejtësi ndryshon plotësisht prespektivën e hapësirës që na rrethon" ka shpjeguar piloti, duke shtuar - . "Gjithcka lidhet me predispozitën për të parë në ekran atë numër magjik: 4....km/h! Në fund, kur arrin objektivin ke një kënaqësi të jashtëzakonshme, por nuk resht kurrë së menduari cfarë mund të ketë më pas!".

https://www.youtube.com/watch?v=avzvj5ztHsw&t=7s

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI