Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ Një 19 vjecar fundos Interin në Madrid: Bayern bën gjashtë e Liverpool pesë

Lapsi.al 3 November 2020
Video/ Një 19 vjecar fundos Interin në Madrid: Bayern bën

Mbrëmje spektakolare në Champions League me 35 gola të shënuar në tetë ndeshje të luajtura. Real Madrid i falet një 19 vjecari si Rodrygo për të përkulur Interin në Spanjë, ndërsa pas kortezisë para ndeshjes Klopp e Liverpool i shënojë pesë herë Atalantës. Ka shkuar edhe më keq për Salzburg, që madje edhe shpresoi kur barazoi provizorisht, por në fund mori një 2-6 përballë kampionëve në fuqi të Europës.

GRUPI A

Asgjë nuk e pengon rrugën e Bayern Mynih drejt 1/16 të kompeticionit. Bavarezët përfitojnë nga ndalesa tjetër e Atletico Madrid për tu shkëputur më shumë me pikë të plota, pas suksesit të arritur në Austri. Salzburg mbajti kokën larg për 1 orë, pastaj u detyrua të rrëzohet 2-6 përballë një fuqie të papërballueshme: avantazhin e Mërgim Berishës, bavarezët e përmbysën me penalltinë e Lewandowskit e autogolin e Kristensen. Salzburg rikuperoi me Okugawa, përpara se Boateng, Sane, Lewandowski dhe Hernandez të kompletojnë misionin.

GRUPI B

Përmbysen hierarkitë e grupit pas fitoreve të Gladbach që e sheh veten në krye e Real Madrid, që i lë vendin e fundit Inter. Për skuadrën e Conte Europa është e hidhur dhe në Madrid zikaltrit flirtuan me fitoren, rikuperuan dy gola, por në fund u dorëzuan në goditjen e 19 vjecarit Rodrygo. Gjërat për italianët shkuan keq kur Benzema e Ramos shënuar dy gola të shpejtë në mesin e pjesës së parë. Në të 35 Lautaro ktheu në lojë zikaltrit e Perisic kompletoi rikuperimin në të 68', por ndeshjen e vendosi 10 minuta nga fundi karta nën mëngë e Zidane.

GRUPI C

Sipas parashikimeve në Grupin C: Manchester City e Porto fitojnë ndeshjet e tyre dhe mbajnë respektivisht vendin e parë e të dytë. Portugezët e kishin të rëndësishme fitoren me Marseille, ndaj të cilëve u imponuan 3-0, duke shpresuar të shkëputeshin nga shoqëria e Olympiacos në renditje, kur grekët të luanin në Etihad. E në fakt Guardiola garantoi vendin e parë, duke shënuar një 3-0 në shtëpi, që e lë të qetë për raundin e kthimit në grupe.

GRUPI D

Liverpool i jep një shuplakë të fortë Atalantës në Bergamo, duke e mundur 5-0 dhe duke e zbritur skuadrën e Gasperinit në vendin e tretë, pas Ajax, që shkoi të fitonte me rezultatin 1-2 në transfertë me Midtjylland. Italianët kishin shpresuar një tjetër performancë kur Reds të vinin për vizitë, por pas elozheve të Klopp para ndeshjes erdhi goleada. Tregolësh i Diogo Jota, Mane e Salah bëjnë të duket qesharake prapavija e udhëhequr nga Xhimshiti. Tani Atalanta duket të luajë kualifikimin me Ajax, me dy formacionet në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjeve të para.

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP A

Lokomotiv Moscow 1 - 1 Atletico Madrid

Salzburg 2 - 6 Bayern Munich

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP B

Shakhtar Donetsk 0 - 6 Borussia Moenchengladbach

Real Madrid 3 - 2 Inter

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP C

FC Porto 3 - 0 Marseille

Manchester City 3 - 0 Olympiacos

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP D

Atalanta 0 - 5 Liverpool

FC Midtjylland 1 - 2 Ajax

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI