Flash

Gega shkarkon fajet e humbjes: "Lojtarë akademikë, e donin topin në këmbë"

Lapsi.al 4 November 2020
Gega shkarkon fajet e humbjes: "Lojtarë akademikë, e donin topin

“Kishim punuar në të gjitha aspektet. Por të ndëshkohesh 2 herë nga këndorja është fatale. Kemi punuar, por sot nuk treguam vlerat tona. Dy golat e pësuar patën efektin e vet. Bëhet e vështirë të reagosh". Skënder Gega e nis kështu shpjegimin e një humbje të shëmtuar përballë Tiranës, për më tepër që bardheblutë ishin të copëtuar nga mungesat. Tekniku, dukshëm i zhgënjyer, nuk e përjashton veten, por fajin e 'shkarkon' mbi lojtarët: "Kur humb ndeshjen përgjegjësia e parë është e trajnerit. Grupi nuk funksionoi ashtu siç duhej. Ishte ndeshja e parë, do mundohemi të korrigjohemi. Nuk e mendoja se do të humbnim në këtë mënyrë".

"Një pjesë e madhe e futbollistëve nuk dhanë atë që pritej. Shpresoj të ketë qenë vetëm ndeshja e parë. Do e shohim me qetësi situatën, se kush nuk ka fundsionuar. Grupi është ai që merr meritat, por merr edhe përgjegjësitë. Kjo humbje nuk është se vendos kampionatin. U bëmë shumë akademikë, çdo lojtar donte topin në këmbë. Jam i zhgënjyer", përfundoi tekniku që shpalli Partizanin kampion dy vjet më parë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI