Flash

"Nuk duhet të pësojmë gol që të reagojmë": Daja nervoz nga gafa e Belicës, por nuk ka mbrojtës të tjerë

Lapsi.al 4 November 2020
"Nuk duhet të pësojmë gol që të

"Kemi pësuar një gol që pothuajse ja kemi dhuruar vetë për shkak të pasimit gabim në mesfushë. Barazuam e në momentin tonë më të mirë, kur ndërhymë për të përforcuar sulmin, u ndëshkuam. Na vjen keq, duhet të jemi më cinikë". Ilir Daja mundohet të reflektojë mbi atë që ndodhi në ndeshjen me Kastriotin, por e ka të vështirë. Gafa e Belicës kondicionoi gjithë ndeshjen, por teknikut i duhet të orientohet me atë që ka. "Kam vetëm 4 mbrojtësa. Ata që ishin në lojë. Pjesa tjetër janë të përshtatur. Nuk doja t’i ngarkoja emocionalisht. Në fund fare po të shohësh aksionet e kundërshtarit mund të jenë 2 ose 3 dhe na shënuan 2 gola" shpjegoi tekniku.

Partizani shfaqi gjithë limitet e tij dhe Daja e ka të qartë panoramën: "Nuk më pëlqen që ekipi të reagojë vetëm pasi pëson gol. Në pjesën e dytë patëm më shumë dëshirë dhe lirshmëri. Nuk kishim manovër të kristalizuar dhe të mirë" - tha trajneri i të kuqve pas ndeshjes. "Lojtarët më cilësorë sot ishin në fushë. Kemi mundësinë që në pjesën ofensive edhe mund të ndërhyjmë, në varësi të strategjisë kundër Kukësit”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI