Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ Basaksehir con në Ferr Djajtë: United rrëzohet, Lazio shpëton në fund

Lapsi.al 4 November 2020
Video/ Basaksehir con në Ferr Djajtë: United rrëzohet, Lazio

Befasi në startin e mbrëmjes së Champions League të së mërkurës. Manchester United shembet atëherë kur nuk pritej, duke u dorëzuar në Stamboll përballë Basaksehir. Gabimet në mbrojtje ishin fatale për skuadrën e Solskjaer, duke rihapur kështu grupin. Mbetet e pamundur Lazio, por në Rusi merr vetëm një barazim përballë Zenit.

BASAKSEHIR 2-1 MANCHESTER UNITED

Ndërpritet rrugëtimi i suksesshëm në Champions League i Manchester United që, kundër Basaksehir, pëson humbjen e parë europiane të sezonit. Formacione i Solskjaer paguan rëndë cmimin e neglizhencave difensive të pjesës së parë kur turqit, aspak të frikësuar nga emri i rivalit, regjistruan rastet më të mira e arritën të mposhtin dy herë Henderson. Në të 13’ goli i parë erdhi nga këmbët e Demba Ba që, i lënë në mënyrë të pashpjegueshme vetëm nga prapavija angleze, i vetëm me portierin shënoi golin e 1-0. Red Devils e kishin të vështirë të ndërtonin e në të 40’, duke shfrytëzuar një top të humbur nga Mata, turqit dyfishuan me Visca, i favorizuar nga një një tjetër neglizhencë. Britanikët vetëm pas dy golave të pësuar reaguan dhe ngushtuan diferencën me Martial, deri në atë moment inekzistent. Një fitore e skuadrës turke që hap tashmë krejtësisht Grupin H.

ZENIT 1-1 LAZIO

Barazim i rëndësishëm i Lazio që në raundin e tretë të Champions League i ka marrë një 1-1 në shtëpi Zenit San Petersburg, duke ruajtur pathyeshmërinë në grupin F. Pavarësisht mungesave të shumta, skuadra e Inzaghi ka ditur ti përgjigjet në të dytën avantazhit të firmosur nga Erokhin në të 32' pas një trekëndëshi me kokë mes Dzyuba e Kuzyaev. Nëntë minuta nga fundi prekja fituese e Caicedo vendosi ekuilibrin dhe i jep një shans të rëndësishëm kualifikimi bardhekaltërve.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI