Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

“Është me humor shumë të mire” mjekët habiten nga aftësia e rikuperimit të Maradonës

Lapsi.al 5 November 2020
“Është me humor shumë të mire” mjekët

Mjekët që po kujdesen për Diego Maradonën, që po rikuperon pas ndërhyrjes kirurgjike në tru për të hequr një mpiksje gjaku, janë të "habitur" nga shpejtësia e rikuperimit të tij. Kirurgët e një klinike private në Buenos Aires kanë punuar 80 minuta për të hequr mpiksjen, të martën në mbrëmje. "Sapo e pashë, është me humor shumë të mirë. Jemi të befasuar sa shpejt po shërohet", ka thënë mjeku, Leopoldo Luque, duke shpjeguar gjendjen e ish-yllit të futbollit, tashmë 60 vjecar.

"Duhet të jemi të kujdesshëm sepse jemi ende në periudhën post-operacionit - ka thën ai duke folur me gazetarët – Është e qartë që nuk ka komplikime neurologjike. Ka parametra të tjerë që duhen vlerësuar sepse është akoma shumë herët. Por rikuperimi është i përkryer". Komente që kanë shkaktuar duartrokitje të shumta e kore inkurajuese nga ana e mbështetësve të Maradonës që presin lajme jashtë klinikës.

Maradona është shtruar në spitalin e La Plata – ku është trajneri i skuadrës Gimnasia ed Esgrima – të hënën për një seri testesh, pasi u ndje keq. Aty u zbulua edhe mpiksja e gjakut. 'Pibe de Oro' ka vuajtur edhe më parë nga problem shëndetësore. I ka mbijetuar dy infarkteve, ka kaluar edhe hepatitin e ka kryer një ndërhyrje për bypass gastrik. Për këto motive konsiderohet në rrezik në lidhje me pandeminë e Koronavirus, që ka goditur rëndë Argjentinën.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI