Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ Goleadë e Romës, Mourinho nuk gabon dy herë: asnjë nga pretendentët nuk gabon

Lapsi.al 5 November 2020
Video/ Goleadë e Romës, Mourinho nuk gabon dy herë: asnjë

Janë mbyllur 12 ndeshjet e parë të raundit të tretë të fazës së grupeve në Europa League, me fitoren e të mëdhave, me përmbysje e me rikuperime ku nuk kanë munguar goleadat. Roma nuk ndalet dhe i jep një shuplakë Cluj. Leverkusen zgjohet në kohën e duhur për të marrë një fitore jetike në Beer Sheva, ndërsa Tottenham shkon të fitojë në transfertën me Ludogorets.

GRUPI A

Roma i shënon 5 herë rumunëve të Cluj, duke marrë kryesimin e vetme me 7 pikë. Rumunët ishin kërcënimi më i madh për verdhekuqtë, por Mkhitaryan e zgjidhi që në minutën e dytë, duke i hapur rrugë më pas goleadës. Ibanez, Mayoral dy herë e Pedro fiksuan suksesin për skuadrën e Fonseca. Tekniku portugez i besoi nga minuta e parë Kumbullës, që pushoi në kampionat.

GRUPI B

Një fitore për vendin e tretë ajo që Rapid Vienë ka marrë përballë Dundalk, me rezultatin 4-3. Avantazhi i parë i miqve me Hoban mori përgjigjen nga golat e Ljubicic e Arase. Në 10 minutat e fundit ndodhi gjithcka, me barazimin e McMillan me penallti, avantazhin tjetër të austriakëve me golat e Hoffman e Demir, ndërsa penalltia tjetër e McMillan në shtesë vetëm ngushtoi diferencën.

GRUPI C

Slavia Pragë e Bayer Leverkusen morën fitoret që i mbajnë në krye të klasifikimit. Cekët e Olainkës kaluan 3-2 Nice jo pa vështirësi. Golat e Kuchta (2) e Sima bënë të pavlefshëm golat e Gouiri e Ndaye për francezët. Në vendin e parë Slavia e ndjekur nga gjermanët e Leverkusen që fituan me përmbysje. Bailey shënoi golin e parë, por izraelitët e Hapoel Beer Sheva rikuperuan me Acolatse, autor i dy golave. E megjithatë gjërat ndryshuan në favor të Bayer me autogolin e Or Dadya dhe rrjetat e Bailey e Wirz.

GRUPI D

Nuk ka fitues në kryendeshjen mes Benfikës e Rangers, që ndahen në barazim 3-3, në përfundim të një ndeshje spektakolare. Dy skuadrat ndajnë akoma vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Poznan mposhti 3-1 Standard Liege. Një fitore që i vlen më shumë për vendin e tretë, sepse skocezët e portugezët duken të pakapshëm për ta.

GRUPI E

Omonia Nicosia mposhtet 0 - 2 nga Granada, që mban vendin e parë në grup. Spanjollët, që eleminuan Teutën, morën fitoren në transfertë me golat e Herrera e Luis Suarez. Nuk i ndahet PAOK, edhe pse me dy pikë më pak në renditje. Grekët shkatërruan 4 - 1 PSV Eindhoven, duke i kaluar hollandezët në renditje.

GRUPI F

Real Sociedad rihap situatën në grup me fitoren 1 - 0 ndaj AZ Alkmaar. Holandezët që mundën Napolin me gjysëm ekipi, nuk mundën të bëjnë asgjë kundër baskëve, që vendosën rezultatin me golin e Portu në të 58. Napoli përfiton, duke fituar me përmbysje në Kroaci. Rijeka del e mundur 1 - 2 përballë italianëve, edhe pse kaloi e para në avantazh. Për Gattuson vendosën ndeshjen Demme dhe autogoli i Braut.

GRUPI I

Sivaspor fiton 2 - 0 përballë Qarabag, në ndeshjen e dy skuadrave që mbyllin grupin. Për turqit shënuan Osmanpasa në minutën e 11, ndërsa kompletoi suksesin Kayode.

GRUPI J

Nuk mund të gabonte dy herë Jose Mourinho. Portugezi i kishte ngritur tonet pas humbjes me Antëerp dhe në Ludogorets u ndje ritmi i lartë i Tottenham Hotspur. Anglezët u imponuan 1-3, duke u vendosur me 6 pikë provizorisht në vendin e dytë. Kane Moura e Lo Celso vendosën rezultatin në favor të Spurs.

EUROPA LEAGUE - GROUP A

Roma 5 - 0 CFR Cluj

EUROPA LEAGUE - GROUP B

Rapid Wien 4 - 3 Dundalk

EUROPA LEAGUE - GROUP C

Hapoel Beer Sheva 2 - 4 Bayer Leverkusen

Slavia Prague 3 - 2 Nice

EUROPA LEAGUE - GROUP D

Benfica 3 - 3 Rangers

Lech Poznan 3 - 1 Standard Liege

EUROPA LEAGUE - GROUP E

Omonia Nicosia 0 - 2 Granada

PAOK Thessaloniki FC 4 - 1 PSV Eindhoven

EUROPA LEAGUE - GROUP F

Real Sociedad 1 - 0 AZ Alkmaar

Rijeka 1 - 2 SSC Napoli

EUROPA LEAGUE - GROUP I

Sivasspor 2 - 0 Qarabag FK

EUROPA LEAGUE - GROUP J

Ludogorets Razgrad 1 - 3 Tottenham Hotspur

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI