Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Tuchel nuk duhet të gabojë më deri në fund të vitit: Allegri-Motta-Pochettino në garë për ti marrë vendin

Lapsi.al 7 November 2020
Tuchel nuk duhet të gabojë më deri në fund të vitit:

Revolucioni është shumë pranë tek Paris Saint-Germain. Humbja e pësuar në Champions League në fushën e Leipzig, e katërta nga nisja e sezonit, nuk ishte fatale për pankinën e Thomas Tuchel, por e ka reduktuar në minimum "marzhin e gabimit" brenda fundit të vitit diellor. E ka bërë të ditur L'Equipe, sipas të cilit tekniku gjerman, kontrata e të cilit skadon në qershor, është pranë lamtumirës. E përditshmja franceze ka edhe emrat e zëvendësuesve të mundshëm, që në fakt janë tre: Massimiliano Allegri, Thiago Motta e Mauricio Pochettino.

Promotori i "mocionit të mosbesimit" është Leonardo, drejtori teknik i Psg, që kërkon tia besojë pankinën ish-teknikut të Juventus. Në Katar nuk janë shumë të bindur në fakt e duket se Nasser Al-Khelaifi kërkon ti japë edhe pak kohë Tuchel. Tekniku gjerman ishte ai që shkoi më pranë triumfit të ëndërruar në Champions League e mbi të gjitha kostot e një zgjidhje të mundshme të kontratës (rreth 10 milionë) janë shumë në një moment të vështirë nga ana financiare. Që kur ka mbërritur në kryer të Psg, Al-Khelaifi ka shkarkuar vetëm një trajner me sezonin në vazhdim: Koumbaré në edicionin 2011-12.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI