Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Casemiro e Hazard pozitivë me Covid: dridhet Inter, ishin titullarë në Champions

Lapsi.al 7 November 2020
Casemiro e Hazard pozitivë me Covid: dridhet Inter, ishin titullarë

Dy raste pozitiviteti tek Real Madrid, kundërshtari i Inter të martën e kaluar në raundin e tretë të fazës së grupeve të Champions League. Bëhet fjalë për Casemiro e Hazard, të dy rreshtuar titullarë nga Zidane kundër zikaltërve. "Real Madrid CF bën të ditur se lojtarët tanë Casemiro e Hazard kanë rezultuar pozitivë në testet COVID-19 yë kryera të premten në mëngjes - bëhet e ditur në komunikatën e merengues - Të gjithë lojtarët e tjerë e stafi teknik i skuadrës së parë, ashtu si edhe të gjithë punonjësit e klubit që punojnë direkt me ta, kanë rezultuar negativë në atë test. Në të njëjtën mënyrë, konfirmohet se të gjithë, me përjashtim të Casemiro e Hazard, kanë rezultuar negativë në testin antigjenikë të kryer mëngjesin e sotëm".

Dy lojtarët do të mungojnë në transfertën e të dielës në Liga kundër Valencias e në impenjimet me kombëtaret e tyre. Inter do të kthehet të përballet me Real Madrid në Champions League të mërkurën e 25 nëntorit në orën 21 në San Siro. Një sfidë për tu fituar me cdo kusht për skuadrën e Contes pas humbjes në Spanjë që vlen vendin e fundit të grupit. Kështu, të tjerë raste pozitiviteti tek Real Madrid, pas atij të gjetur tek Militao në vigjilje të sfidës me Inter. Në stadiumin Alfredo Di Stefano, Casemiro luajti gjithë ndeshjen, ndërsa Hazard qendroi në fushë 63 minuta.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI