Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ Ibra, penalltitë po bëhen tabu: Milan barazon Veronën vetëm në të 93'

Lapsi.al 8 November 2020
Video/ Ibra, penalltitë po bëhen tabu: Milan barazon Veronën

Zlatan Ibrahimovic në të mirë e të keqe: gabon penalltinë, godet traversën, por në fund gjen barazimin: skuadra e Piolit mbetet +2 në krye të renditjes, përpara Sassuolos. Përballë Veronës nuk ishte një ndeshje e lehtë dhe e tregojnë këtë edhe dy autogola (Calabria e Magnani) dhe ai i shënuar nga Barak.

Nisja e ndeshjes ishte tronditëse për kuqezinjtë, që pësuan dy gola në 19 minuta: në fillim Barak shtyu në rrjetë një top të kthyer nga traversa për të shënuar golin e 1-0, pastaj Zaccagni gjeti devijimin e pafat të Calabrias për të dyfishuar. Kuqezinjtë u kthyen në lojë përpara pushimit: krosimi i Saelemaekers, devijimi i Kessie e një tjetër autogol, këtë herë i Magnani.

Në pjesën e dytë, Milan kishte një shans të jashtëzakonshëm me Ibrahimovic: penallti e provokuar nga Lovato ndaj Kessie, por Zlatan dështoi përsëri nga pika e bardhë, ashtu si kishte bërë kundër Spartës së Pragës. Suedezi u munduar me tërbim të gjejë zgjidhjen, por nuk ka as fatin me vete: në fillim traversa e pastaj Silvestri i mohojnë golin. Në të 93', pasi pa ti anullonin edhe një asist për golin e Calabrias (faull me dorë), Ibra ia del të barazojë rezultatin, duke fiksuar shifrat në 2-2.

ITALY - SERIE A

Lazio 1 - 1 Juventus

Atalanta 1 - 1 Inter

Genoa 1 - 3 Roma

Torino 0 - 0 Crotone

Bologna 0 - 1 SSC Napoli

AC Milan 2 - 2 Hellas Verona

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI