Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ Premier League: Vardy i jep kryesimin Leicester, City e Liverpool barazojnë

Lapsi.al 8 November 2020
Video/ Premier League: Vardy i jep kryesimin Leicester, City e Liverpool

Ndeshja e madhe e të dielës në Premier nuk ka fitues, me Liverpool që barazoi 1-1 kundër Manchester City të Guardiolas (penalltisë së Salah në të 13’ iu përgjigj Gabriel Jesus në të 31’) duke humbur mundësinë për të kapur ne krye të klasifikimit Leicester, që doli fitues 1-0 ndaj Wolves falë penalltisë së realizuar nga Vardy në të 15'. Fitore edhe për Tottenham të Josè Mourinho, që u imponua 1-0 në fushën e WBA falë golit me kokë të Harry Kane dy minuta nga fundi.

Pas dy sukseseve radhazi, ndërpritet seria fituese e Liverpool që në Etihad nuk shkon më shumë se 1-1 kundër Manchester City, duke u pozicionuar dy pikë pas Leicester. “Ndeshja më e vështirë e botës” si e përcaktoi Klopp para sfidës, u zhbllokua pas vetëm 13 minutash me Salah që nga pika e bardhë nuk gaboi penalltinë e akorduar në favor të Reds për ndërhyrjen e gabuar të Walker.

City reagoi menjëherë dhe në anët e Alisson që në minutën e 31’ nuk mund të bënte asgjë në konkluzionin e afërt të Gabriel Jesus, i aftë të kthehej në hapësirë të ngushtë pa i dhënë asnjë shans portierit. Pas barazimit presioni i Citizens u bë asfiksues e në të 42’, për shkak të prekjes me dorë të Gomez, De Bruyne kishte mundësinë për ti dhënë avantazhin të tijve, por nga 11 metra goditi keq.

Në pjesën e dytë numri 9 i vendasve trembi mbrojtjen kundërshtare me një goditje me kokë nga fare pranë, në të 55’, rast pas të cilit u ngjitën në katedër mbrojtjet e të dy skuadrave. Teknikët duke parë vështirësinë e lojtarëve për të krijuar aksione të rrezikshme, provuan ti ndryshojnë gjërat me ndryshimet por, edhe ata që u aktivizuan nuk e ndryshuan dot rezultatin. Përfundoi 1-1, rezultat që e lë Liverpool në pozicionet e para, e njëkohësisht gozhdon City në mes të renditjes.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

West Bromwich Albion 0 - 1 Tottenham Hotspur

Leicester City 1 - 0 Wolverhampton Wanderers

Manchester City 1 - 1 Liverpool

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI