Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

“Falsitet, mashtrim e epidemi e qëllimshme”: Lazio në telashe, policia po heton pronarin e laboratorit të Avellinos

Lapsi.al 9 November 2020
“Falsitet, mashtrim e epidemi e qëllimshme”: Lazio në

Falsitet, mashtrim e epidemi e qëllimshme. Janë tre hipotezat e krimit që lidhen me Massimiliano Taccone, presidentin e CdA të shoqërisë në pronësi të laboratorit të Avellinos, ku të shtunën – njëkohësisht në Formello - Guardia di finanza ka sekuestruar tamponet e referimet e testeve të kryera mbi lojtarët e Lazios. Vetëm Taccone për momentin është i hetuar nga Prokuroria e Republikës së Avellinos, që dëshiron të bëjë qartësi mbi përse rezultatet e tamponeve të Futura Diagnostica janë të ndryshme nga ato të Synlab apo Campus Biomedico: Immobile pozitiv në tamponet Uefa para Bruges, pastaj negativ në tamponin e dyfishtë të laboratorit të Avellinos e kështu në fushë kundër Torinos; Immobile pozitiv në 3 nëntor ndaj tamponëve sërisht të Uefa-s e lehtësisht pozitiv ndaj atyre të Avellinos; Immobile, Strakosha e Leiva negativë në Avellino por pozitivë në Campus Biomedico të Romës e si pasoja nuk luajtën ndaj Juventus.

Jo vetëm kaq: Prokurori i Avellinos Vincenzo D'Onofrio dëshiron të kuptojë përse Lazio i beson një qendër klinike jashtë rajonit e si funksionon sistemi i tamponëve (nëse bëhen në qendër e pastaj transferohen në Irpinia, ku procesohen...). Hetimi i prokurorisë së Avellinos vazhdon në kontakt të ngushtë me Prokurorinë Federale, që do të dëgjojë mjekun social të Lazios Ivo Pulcini. Inspektorët e Figc dyshojnë një thyerje të protokollit, për mungesë të sinjalizimit të rasteve pozitive të Asl e për mungesën e izolimit 10 ditor të parashikuar në këto raste.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI