Një aksident i rëndë rrugor ka bërë që Samuel Eto'o të përfundojë në spital. Ngjarja ka ndodhur në Kamerun, ku ipas ndërtimit të parë të fakteve, Eto'o ka humbur kontrollin e makinës së tij, duke u përplasur me një autobus në zonën e Duala.

Sipas asaj që bëhet e ditur, impakti ka qenë i dhunshëm dhe ish-sulmuesi i Inter e Barcellona është dërguar menjëherë në spital: Nuk është bërë e ditur asgjë në lidhje me kontrollet mjekësore të cilave i është nënshtruar kamerunasi, por ajo që është e rëndësishm është që vetë Eto'o i ka siguruar të gjithë se "është mirë" e se nuk ka asgjë serioze.
