Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ Tragjedi në pistë, humb jetën Barbosa: shikoni përplasjen e tmerrshme

Lapsi.al 9 November 2020
Video/ Tragjedi në pistë, humb jetën Barbosa: shikoni

Etapa e Superbike braziliane në cirkuitin historik të Interlagos është shënjuar nga një aksident tragjik: piloti Matheus Barbosa është përplasur me murin me motorin e tij dhe ka humbur jetën. 23 vjecari dhjetë xhiro nga fundi i garës, ndërsa ishte në krye të renditjes e po mbrohej nga sulmet e ndjekësit të tij më të afërt, humbi kontrollin e motorit në kthesën "Junçao" duke përfunduar përtej barrierave mbrojtëse. Impakti me murin e ka fluturuar nga shala, duke e përplasur dhunshëm në strukturën metalike.

Të kota ndërhyrjet e ndihmës së shpejtë. Njësia mjekësore më e afërt ka ndërhyrë në më pak se 1 minutë por 23 vjecari i Anapolis humbi betejën për jetën për shkak të pkagëve të marrë nga përplasja e fortë. Gara u ndërpre e nuk pati as ceremoni për podiumin. Piloti, që kishte arritur të shpallej kampion në Superbike braziliane në kategorinë SuperSport, bëhet kështu viktima e fundit e cirkuitit të Interlagos që tregon edhe njëherë se nuk është i përshtatshëm për motorët.

Në të njëjtin cirkuit ku vdiq Matheus Barbosa, vitin e kaluar u shënuan dy tragjedi të tjera: në prill viktima e Interlagos ishte Maurício "Linguiça" Padulete e në maj, një muaj më pas, bashkëkombasi Danilo Berto. Ndërsa një vit më parë, gjithnjë në Interlagos, humbi jetën si pasojë e aksidentit me barrierat mbrojtëse Rogerio Munuera.

https://www.youtube.com/watch?v=swOu7q948NQ

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI