Flash

Shpërndante drogë në burgun 313 në Tiranë, arrestohet stomatologu

Lapsi.al 26 September 2020
Shpërndante drogë në burgun 313 në Tiranë, arrestohet

Stomatologu i burgut 313 në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi është zbuluar se shpërndante lëndë narkotike në institicionin e vuajtjes së dënimit, në bashkëpunim me një të paraburgosur.

Ka qenë ky i fundit, që pas vizitës tek dentisti, ura metal-detektor gjatë kthimit të tij ka dhënë sinjal dhe pas kontrollit në trupin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë e dyshuar narkotike.

Konkretisht rreth 100 gram drogë e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas.

“Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin. Në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-dedektor, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës. Pas kryerjes së veprimeve proceduriale dhe administrimit të provave si, deklarime, këqyrja e kamerave, dokumenta, etj, u bë arrestimi i tyre”.

Deklaratë për Media

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kryen një operacion të mirëkoordinuar për arrestimin e një punonjësi të IEVP 313 për të cilin ka pasur dyshime bindëse mbi aktivitetin e tij dhe një të paraburgosuri.

Pas informacioneve të marra, SHKBB ka vlerësuar dhe organizuar punën për kapjen dhe goditjen e një rasti shpërndarjeje të lëndës narkotike në IEVP Jordan Misja, ku si pasojë u bë arrestimi i stomatologut dhe një të paraburgosuri.

I paraburgosuri R.S. rreth orës 11:30 të datës 25.09.2020 është vizituar tek stomatologu i IEVP 313 Jordan Misja, F.B., kabineti i të cilit ndodhet në godinën B të institucionit. Pas vizitës dentare, ura metal-detektor gjatë kthimit të këtij të paraburgosuri ka dhënë sinjal dhe pas kontrollit fizik në trupin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë e dyshuar narkotike rreth 100 gram e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin. Në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-dedektor, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale dhe administrimit të provave si, deklarime, këqyrja e kamerave, dokumenta, etj, u bë arrestimi i tyre.

Materialet do të referohen në prokurorinë e rrethit Tiranë për veprën penale të “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara’ parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal në ngarkim të të paraburgosurit R.S. dhe në ngarkim të stomatologut të IEVP Jordan Misja, F.B, për veprën penale të parashikuar nga neni 324/a/2 ‘Futja e mbatja e sendeve të ndaluara në IEVP’ dhe neni 283 i Kodit Penal, ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Të këshilluara

Në Kosovë 1.674 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laborato...

08:31

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI