Flash

Zbulohen detaje, si u ekzekutua 71-vjeçari nga RENEA

Lapsi.al 25 September 2020
Zbulohen detaje, si u ekzekutua 71-vjeçari nga RENEA

Një rrethim polifor i nisur rreth orës 14:00 të datës 24 shtator ka përfunduar me ekzekutimin e Lefter Zhidros, nga Saranda, por që prej vitesh jetonte me qira në Elbasan, në katin e 2 të një pallati në lagjen 11 nëntori.

Ai është qëlluar me një plumb në kokë nga afektivët e RENEA-s me anë të një snajperi. Efektivët e këtij reparti nuk kanë reaguar pas vendimit për ta ekzekutuar 71-vjeçarin që në të kaluarën kishte shërbyer në Policinë e Shtetit dhe që ishte njohës i mirë i armëve.

Efektivët nuk kanë qenë të bindur nëse të moshuarin e kishte kapur plumbi, ndërsa kanë hapur derën me forcë duke futur brenda një qen të stërvitur, raporton Fax News.

Pasi ky i fundit ka dalë nga banesa, grupi i gatshëm është futur brenda ku ka konstatuar se autori i veprimit kriminal kishte ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se Zhidro e kishte kuptuar se efektivët po tentonin të futeshin brenda dhe ka qëlluar me armën tip kallashnikov në drejtim të derës prapa të cilës ndodheshin.

Plumbat kanë kapur një mburojë të efektivëve, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ndërsa finalizimi i ndërhyrjes është bërë në harkun kohor të pak sekondave. Para goditjes fatale, nga poshtë pallatit janë dëgjuar rënkimet e të moshuarit dhe thirrjet për ndihmë pasi gazi lotsjellës dhe pajisjet paralizuese që u hodhën brenda banesës së tij, e kanë sfilitur.

Nga jashtë përmes dritareve dhe ballkonit të apartamentit është hedhur gaz lotsjellës, efektet e të cilit janë ndjerë deri në 200 m largësi. Zhidro është asfiksuar, por jo plotësisht pasi kishte vendosur përpara gojës dhe hundëve një peshqir të lagur. Ai kishte njohuri ushtarake, madje edhe djali i tij nga njëra prej martesave kishte shërbyer në polici.

Ish-efektivi i policisë, 71-vjeçari që mori peng Elbasanin ishte martuar tri herë, ndërsa edhe me bashkëshorten që kishte lidhur kurorë për herë të tretë, ishte divorcuar, por çudia qëndron me faktin se pavarësisht kësaj, ata bashkëjetonin.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI