Flash

Gjykata Speciale publikon akuzat për ish-ushtarin e UÇK-së

Lapsi.al 24 September 2020
Gjykata Speciale publikon akuzat për ish-ushtarin e UÇK-së

Ish-ushtari i UÇK’së, Salih Mustafa, është personi i parë që është arrestuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Gjykata Speciale ka publikuar aktakuzën dhe sipas saj, këto janë veprat për të cilat Mustafa dyshohet dhe për të cilat mban përgjegjësi penale:

34. Përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara në paragrafët 12-13, 19, 23-26 dhe 29 më lart, Salih MUSTAFA kreu fizikisht, urdhëroi dhe/ose nxiti krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe torturës. Përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara në paragrafët 7-11, 18-19, 21-27, 29 dhe 31-32 më lart, Salih MUSTAFA, përmes pjesëmarrjes së tij në një ndërmarrje kriminale të përbashkët, kreu dhe/ose ndihmoi dhe inkurajoi kryerjen e krimeve të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme. Përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara në paragrafët 14-17, 18-19, 21-27, 29 dhe 31-32 më lart, Salih MUSTAFA gjithashtu dinte ose kishte arsye të dinte se vartësit e tij ishin në prag të kryerjes ose kishin kryer krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme, dhe nuk mori masa të nevojshme e të arsyeshme për parandalimin e akteve të tilla, ose për ndëshkimin e kryesve.

35. Salih MUSTAFA mban përgjegjësi penale individuale për:

Pika 1: NDALIM ARBITRAR në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c), 16(1)(a), dhe 16(1)(c) të Ligjit;

Pika 2: TRAJTIM MIZOR në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a), dhe16(1)(c) të Ligjit;

Pika 3: TORTURË në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a), dhe 16(1)(c) të Ligjit; dhe

Pika 4: VRASJE E PALIGJSHME në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 19 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a), dhe16(1)(c) të Ligjit.

Të këshilluara

IGJEUM paralajmëron përmbytje në Shkodër

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar banorët e Qarkut Shkodër se ekziston rreziku i përmbytjeve gjatë 5 ditëve në vazhdim. ...

19:54

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI