Flash

Pas punës shpërndante drogë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 24 September 2020
Pas punës shpërndante drogë, arrestohet 33-vjeçari

Një 33 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gazmend Hazizllari, ka përfunduar në prangat e policisë italiane i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike. Ai ishte kujdestar i një fushe sportive në Pacesso dhe prej kohësh ishte mbajtur nën vëzhgim nga karabinierët.

Mbrëmjen e djeshme lëvizjet e tij u ndoqën që nga mbyllja e fushës sportive e deri tek hyrja në rrugët e qytetit, ku shqiptari filloi të bënte ndalesa të shkurtra para shtëpive. Ai hynte dhe qëndronte disa minuta dhe më pas largohej.

Pas ndalesës së tretë, policia e ndaloi çka u bë nervoz. Në atë moment, policia ushtroi kontroll personal dhe të automjetit. E fshehur në xhepin e pantallonave, në një mbështjellës celofani, u zbulua një substancë narkotike e llojit marijuanë.

Përveç lëndës narkotike, policia gjeti edhe 480 euro në kartëmonedha të ndryshme.

Për më tepër, fakti që i riu kishte gjithçka që i duhej për të paketuar dozat në moment, nxori në pah mënyrën se si e dorëzoi drogën në shtëpi duke e paketuar në vend.

Për më tepër, fakti që i riu kishte gjithçka që i duhej për të paketuar dozat në moment, nxori në pah mënyrën se si e dorëzoi drogën në shtëpi duke e paketuar në vend. Kjo nuk është hera e parë që shqiptari arrestohet nga autoritetet italiane.

Të këshilluara

RENEA ekzekuton 70-vjeçarin në Elbasan

Nisi si një sherr me ish-bashkëshorten, por pati fund tragjik për 71-vjecarin Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA. Ai rezistoi dhe kërcënoi me ar...

18:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI