Flash

RENEA ekzekuton 70-vjeçarin në Elbasan

Lapsi.al 24 September 2020
RENEA ekzekuton 70-vjeçarin në Elbasan

Nisi si një sherr me ish-bashkëshorten, por pati fund tragjik për 71-vjecarin Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA. Ai rezistoi dhe kërcënoi me armë policinë për më shumë se 5 orë. RENEA iu kunderpergjigj po me armë zjarri deri ne ekzekutimin e tij ne banese.

Zhidru nuk pranoi të vetëdorëzohej dhe nuk u bind as lutjeve te vajzës së tij 14-vjeçare, për t’i dhënë fund rezistencës.

Floresha, e cila ka bërë denoncimin sot e ka kërkuar ndihmë nga policia, pas një konflikti, është gruaja e tretë e tij, me të cilën prej kohësh rezulton i divorcuar. Zhidru ka qenë i martuar edhe dy herë më parë në një fshat të Elbasanit.

71 vjecari ka edhe dy djem të tjerë, një prej të cilëve jeton në Norvegji. Ngjarja shkaktoi panik në të gjithë lagjen e sidomos në pallatin ku ishte ngujuar i moshuari. Nga të shtënat e tij mbetën të plagosur edhe dy kalimtarë.

©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI