Flash

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja amerikane falënderon Metën e Ruçin

Lapsi.al 24 September 2020
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja amerikane falënderon

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim i është drejtuar sot me një mesazh falënderimi presidentit Ilir Meta dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Me anë të një postimi në Twitter, Kim shpreh falënderimet e saj për thirrjet që Meta dhe Ruçi kanë bërë për ngritjen sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese.

“Faleminderit presidentit Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit Ruçi për rihapjen e shpejtë të aplikimeve për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë se juristët do t'i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t'i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!”, shkruan ambasadorja Kim në postimin e saj në Twitter.

Diplomatja amerikane bën thirrje për të ecur përpara dhe për të dhënë drejtësi.

Më herët, Kim kishte kërkuara formimin e Gjykatës Kushtetuese brenda vitit 2020.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI