Flash

Dëmshpërblimet për tërmetin/ Veliaj del blof, PD: Ngatërron qëllimisht qytetarët

Lapsi.al 24 September 2020
Dëmshpërblimet për tërmetin/ Veliaj del blof, PD:

Partia Demokratike solli këtë të enjte shqetësimin e familjeje së Valbona Ramës në Kombinat që i ishte prishur shtëpia nga tërmeti dhe nuk kishte marrë asnjë ndihmë nga shteti. Në emisionin “Opinion” kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nxori një faturë që sipas tij bashkëshorti i saj, Shpëtimi kishte marrë paratë e dëmshpërblimit nga tërmeti. Por në një reagim të zëdhënëses Ina Zhupa thuhet se Veliaj mashtron pasi bëhet fjalë për një Valbona Zhupa tjetër dhe se bashkëshorti i Valbonës që flet në denoncimin e PD nuk quhet Shpëtim.

“Kur i rrëzohet propaganda çdo ditë nga dëshmitë e qytetarëve, Bashkia Tiranë mundohen njëherë të kërcënojnë qytetarin në zyrat e bashkisë, njëherë tjetër si këtë rradhë nga nxitimi për të fshehur faktet ngatërruan njerëzit!

Kthejnë përgjigje për një familje tjetër, ndërkohë familja e Valbona Ramës, që burri nuk i quhet Shpëtim o të paaftët që ju ka zënë mendjen pushteti, nuk ka marr asgjë dhe vazhdon jeton në shtëpi të pabanueshme. Por e vertëta është vetëm një dhe nuk e fsheh dot kalemi bashkisë. Duhet të kishit nxituar të ndihmonit Valbonën dhe familjen e saj dhe të nxitonit për të sajuar!

Sa për shpifje, keni mjeshtrin në krye të bashkisë! Sjam dhe as kam qënë ndonjëherë në ndonjë proces shpifjeje dhe jo më të jem dënuar siç do donte fantazia juaj. Ja pra që edhe me këtë dolët fjasko si gjithmonë!” – thotë Zhupa.

I vënë përballë këtij qëndrimi të demokratëve Veliaj fajësoi familjen duke aluduar se burri ka marrë lekët dhe nuk i ka treguar bashkëshortes, ose ajo ishte divorcuar 1 minute para se te niste emisioni!!! ©LAPSI.al

https://www.facebook.com/inazhupaPD/posts/4427676373970401

Të këshilluara

IGJEUM paralajmëron përmbytje në Shkodër

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar banorët e Qarkut Shkodër se ekziston rreziku i përmbytjeve gjatë 5 ditëve në vazhdim. ...

19:54

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI