Flash

Terorrizohen punonjësit e Inspektoriatit Teknik: Plotësoni formularin për manipulimin e zgjedhjeve

Lapsi.al 24 September 2020
Terorrizohen punonjësit e Inspektoriatit Teknik: Plotësoni formularin

Formulari famoz i plotësimit të të dhënave personale për administratën mbërrin edhe në Tiranë.

PD hedh dyshime se administrata po shantazhohet me formularë, nxjerr foto 

Fotoja më sipër vjen nga Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial, institucion ku, sipas burimeve të Lapsit, është shpërndarë sot ky formular.

"Na e sollën sot, në ora 4:00 duhet ti dorëzojmë me detyrim" - shprehet një burim për redaksinë.

Ky formular është denoncuar fillimisht nga Partia Demokratike që prej 11 shtatorit, kur u shpërnda në Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor. Denoncime për institucione të tjera kanë vijuar, ndërsa PD thotë se me këto forma Edi Rama tendon të manipulojë dhe vjedhë zgjedhjet e 25 prillit për të qëndruar me çdo kusht në pushtet.

Tashmë ky shqetësim nuk po ngrihet vetëm nga opozita. Vetë punonjësit e administratës janë të pakënaqur me këtë sjellje.

"S'është bërë problem fare kjo. Duhet bërë më shumë" - shprehet i revoltuar punonjësi i ISHTI për Lapsin, i detyruar të japë të dhëna shumë personale nëse dëshiron të qëndrojë në vendin e punës.

Një veprimtari e tillë përbën shumë shkelje ligjore, duke filluar që nga' Përfshirja e administratës për fushat'  e deri tek 'Presioni për votën'. Mbetet për tu parë nëse do të merren masa ndaj ksaj veprimtarie të një niveli të tillë të paprecedentë. ©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI