Flash

Tërmeti godet Cërrikun, regjistrohen disa lëkundje të tjera gjatë natës

Lapsi.al 24 September 2020
Tërmeti godet Cërrikun, regjistrohen disa lëkundje të tjera

Disa tërmete janë regjistruar gjatë natës në vendin tonë, ku më i madhi ka qenë me magnitudën 4.5 të shkallës rihter. Sipas të dhënave të IGJEUM, lëkundjet e para kanë nisur pas mesnate, për të vijuar me të tjera tërmete me shkallë fuqie të ndryshme.

Mësohet se tërmeti më i fortë është regjistruar në Cërrik, me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, në orën 01:25, ndërsa përgjatë gjithë natës janë ndjerë lëkundje të vogla në Belsh dhe Fier. Po ashtu mëngjesin e sotëm është ndjerë një tjetër lëkundje me magnituidë 3.3 të shkallës rihter në qarkun e Elbasanit.

Kujtojmë se Shqipëria gjatë vitit të kaluar u godit rëndë nga dy tërmete, ai i 21 shtatorit që shkaktoi dëme të mëdha materiale, si dhe ai i 26 nëntorit, që përveç dëmeve, shkaktoi edhe 51 viktima.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI