Flash

Skema e ripunësimit pas pandemisë, Rama: Sfida është paga minimale 30 mijë lekë

Lapsi.al 23 September 2020
Skema e ripunësimit pas pandemisë, Rama: Sfida është paga

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama prezantoi planin e nxitjes së punësimit në mbështetje të atyre që kanë mbetur të papunë gjatë pandemisë ndërsa sfida kryesore sipas kryeministrit është vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë. Rama premtoi jo vetëm pagesë dyfish të ndihmës ekonomike për personat që kanë humbur vendin e punës por edhe ripunësim. Nga pandemia, tha Rama, kanë humbur vendin e punës 33 mijë persona dhe u ripunësuan 20 mijë, ndërsa sipas raporteve të Bankës Botërore, Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit duke regjistruar nivelin më të ulët të papunësisë me 11.2 %.

Sipas këtij programi, shteti do të ndërhyjë duke paguar në nivelin e pagës minimale rrogën e punonjësit për 4-8 muaj në vazhdim. Njëkohësisht, përgjatë të gjithë kohëzgjatjes së subvencionit, shteti merr përsipër të paguajë kontributet shoqërore dhe shëndetësore në 100% të vlerës së tij, që do të thotë se shteti do të mbulojë edhe përqindjen e ulur nga paga e punonjësit, edhe përqindjen që duhet të paguajë kompania.

Gjatë fjalës së tij, kreu i ministrave tha se javës tjetër do të deklarohet skema për rritjen e pagave për mjekët. Rama tha se ndër të tjera se veç heqjes së tatim-fitimit dhe TVSH-së për bizneset e vogla, do punohet për rritjen e pagës minimale si në shtet ashtu edhe në privat deri në masën 30 mijë lekë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI