Flash

Pandemia, Danimarka i dhuron Shqipërisë 30 ventilatorë

Lapsi.al 23 September 2020
Pandemia, Danimarka i dhuron Shqipërisë 30 ventilatorë

Danimarka i ka dhuruar Shqipërisë 30 ventilatorë për pacientët e prekur me COVID-19 që po luftojnë me jetën.

Rene Dinesen, Ambasadori i Danimarkës në Vjenë ka dhënë këtë lajm të mirë përmes një postimi në Twitter.

“30 ventilatorë që janë shumë të nevojshëm për pacientët me COVID-19 kanë mbërritur në Shqipëri që nga Danimarka. Qeveria daneze ka kënaqësinë të ndihmojë kështu miqtë dhe aleatët tanë”, tha Dinesen.

Në muajin prill, kur pandemia po regjistronte shifra alarmante në shumë vende të botës, qeveria shqiptare i bëri një kërkesë zyrtare NATO-s për 300 ventilatorë, 500 shtretër dhe pajisje të tjera të nevojshme.

Shqipëria prej muajsh po përballet me shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, ndërsa në shumë vende të botës shifrat kanë rënë ndjeshëm.

Të këshilluara

Një i plagosur me thikë në Durrës

Një 60-vjeçar, i plagosur me thikë në rrethana ende të paqarta, është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Durrës. Siç njofton Policia e qytetit bregdetar, grupi h...

18:22

121 raste të reja me Covid në Shqipëri

Rënie e lehtë e numrit të personave të prekur nga COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë 121 raste të reja pozitive me koronavirus. Fat...

16:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI