Flash

Pandemia, Basha: Qeveria në narkozë të thellë

Lapsi.al 23 September 2020
Pandemia, Basha: Qeveria në narkozë të thellë

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë paralajmëroi se situata në vendin tonë për shkak të pandemisë së COVID-19 është në prag të katastrofës.

Gjatë fjalës së tij, kryeopozitari Basha tha se opozita kërkoi që mësuesve t’ju bëhen tamponi para se të hapeshin shkollat, por kjo gjë nuk u bë e mundur.

“Sezoni i grupit stinorc po vjen. Kemi kërkuar që të merren masa, me qëllim shmangien e mbivendosjes me covid. Simptomat paraprake të gripit paraprak e COVID-it janë të njëjta. Kërkuam testim për mësuesit, nuk na dëgjoi njeri. Mësuesit në Kosovë janë testuar, kanë një mënyrë të rregull periodike. Askush se mori parasysh këtë. Situata paraqitet në prag të katastrofës. Kjo mbledhje nuk është pe parakohshme, jemi futur në garë me kohën. Është e pafalshme që 6 muaj pas nisjes së pandemisë askush, as ju si mjekë, s’kanë asnjë informacion se çfarë masash janë marrë dhe çfarë dështimesh janë nxjerrë. Kaq e pranojnë nën zë dhe autoritetet më të larta të qeverisë. S’ka kohë të merremi me këtë dështim. Njerëzit po flasin për një valë të dytë, s’ka valë të dytë. Jemi në bishtin e valës së parë. Ju kërkoj që e gjithë ekspertiza dhe konstatimet që kemi bërë gjatë kësaj kohe, të përfundoj në një dokument konciz pune, një plan veprim që do t’ja paraqesim politikisht si opozitë qeverisë. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur deri tani, nuk është momenti të ngremë gishtin. Për t’i zgjuar nga narkoza e thellë ku ka rënë qeveria, ministria e Shëndetësisë, ku prevalon jeta e njerëzve. Ka kohë për t’u marrë me përgjegjësitë e deritanishme dhe të këtij momenti.”,- tha Basha

Të këshilluara

Një i plagosur me thikë në Durrës

Një 60-vjeçar, i plagosur me thikë në rrethana ende të paqarta, është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Durrës. Siç njofton Policia e qytetit bregdetar, grupi h...

18:22

121 raste të reja me Covid në Shqipëri

Rënie e lehtë e numrit të personave të prekur nga COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë 121 raste të reja pozitive me koronavirus. Fat...

16:25

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48