Flash

Viktima e atentatit Bujar Çela ishte taksist, vëllai i tij një nga më të kërkuarit në vend

Lapsi.al 17 September 2020
Viktima e atentatit Bujar Çela ishte taksist, vëllai i tij një

Viktima e atentatit të orëve të para të mëngjesit të sotëm, Bujar Çela, mësohet se është vëllai i një personazhi të famshëm të botës së krimit në Elbasan, Talo Çelës. Ky i fundit është një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Ai u shpall në kërkim për grabitjen e Rinasit në prill të 2019, teksa më pas dyshohet se ishte i përfshirë edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, që dyshohet se është ngjarje seri pas grabitjes së famshme të 4.6 milionë eurove në aeroport.

Sipas informacioneve, prej kohësh grupi kriminal i Rinasit është në kërkim të parave që grabitën në 2019, dhe për këtë kanë filluar përplasjet, ku Talo Çela u kishte lënë për t’i ruajtur vëllezërve Viktor e Besmir Haxhiaj një sasi parash, dhe këta të fundit nuk ja kishin kthyer.

Tashmë Talo Çela është dhe subjekt i OFL, teksa ngjarjet ku ka qenë i implikuar dyshohet se kanë çuar në vrasjen e të vëllai, Bujar Çela, një taksist pa licencë për hakmarrje.

 

Të këshilluara

Elbasan/ Vritet me armë zjarri Bujar Çela

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është ekzekutuar një 50-vjeçar në Bradashesh. Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela u qëllua për vdekje në nj...

07:27

Gjërat që çdo njeri mëson kur mbush 40 vjeç

“Jeta fillon vërtet në të 40-at. Deri atëherë, ti je thjesht duke bërë kërkime”. – Carl Jung Por a ka vërtet gjëra që një person “duhet t’i dijë” rreth moshë...

22:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI