Flash

Berisha: Çfarë di për vrasjet e Ali Ukës, Ahmet Krasniqit, Ilir Konushevcit dhe Remzi Hoxhës

Lapsi.al 16 September 2020
Berisha: Çfarë di për vrasjet e Ali Ukës, Ahmet Krasniqit,

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në emisionin “Rubikon” të Adriatik Kelmendit disa vrasje dhe zhdukje të bujshme, duke nisur nga Ali Uka, Ahmet Krasniqi, Ilir Konushevci dhe Remzi Hoxha.

“Vrasja e Ali Ukës ka ndodhur në fillim të shtatorit. Ai punonte në Gazetën Shqiptare. Unë u përpoqa të mblidhja informacion. Më thanë që ka pasur shok dhome Hashim Thaçin. Kaq di për historinë e tij.

Ahmet Krasniqi është eliminuar me ndërhyrjen e Fatos Klosit. Ai shoqërohej me dy oficerë të SHIK. Ata kanë qenë aty. Me 90 përqind, vrasësit i ka zgjedhur SHIK. Ai ishte në mbrojtje dhe mbikëqyrje të plotë të SHIK.

Për Ilir Konushevcin, di që ka qenë një histori parash. Nuk e di a ka pasur apo nuk ka pasur. Kanë ndodhur vrasje pas vrasje. Që të kem siguri në dorasin, nuk kam. Nuk kam dijeni nëse është i implikuar shërbimi shqiptar. Mundet grupe rivale, ose mundet për grabitje parash,” - tha Berisha.

“Për herë të parë çështjen e Remzi Hoxhës ma ka ngritur Adem Demaçi. Më ka thënë se filani është zhdukur. Unë kam thirrur të gjithë: policinë, shërbimin, prokurorin dhe u kam dhënë porosi të bëjnë gjithçka për gjetjen e tij. Më vonë mediat shkruajtën që është i implikuar në atentatin ndaj Gligorovit.

Nuk kemi pasur informacione. Më pas kanë shkruar se ka qenë i përfshirë në atentat ndaj meje. Në asnjë mënyrë,” tha Berisha. Sipas tij, lajmet se ai është zhdukur pasi kishte dijeni për një takim të tij me Arkanin janë fabrikime.

“Kur doli problemi mbrapa, Fatos Klosi, kundërshtar për vdekje, dy vite rresht nuk ndërmori asnjë hap për të zbardhur të vërtetën. Zero. Ai kishte njerëzit, mund t’i arrestonte dhe të sqaronte.

Pasi ikën njerëzit, filloi procesi. Nuk besoj që ai të jetë gjallë, por më bënte përshtypje që familjarët e tij e ngrinin çështjen gjithmonë në prag të zgjedhjeve,” - tha Berisha.

Të këshilluara

Covid i merr jetën një tjetër mjeku (Emri)

Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë. Raportohet se ka ndërruar jetë mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi. Mjeku Dervishi kishte më shu...

19:59

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI