Flash

Shqiptarët e Greqisë nxjerrin zbuluar Ramën: Takoi kompaninë që sjell falas votuesit e tij

Lapsi.al 16 September 2020
Shqiptarët e Greqisë nxjerrin zbuluar Ramën: Takoi kompaninë

Komuniteti Shqiptar në Greqi ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama në shtetin fqinj, si dhe me shmangien që ky i fundit u bëri emigrantëve duket u takuar vetëm me strukturat e Partisë Socialiste. Përfaqësia e Komunitetit bën me dije se kryeministri Rama në takimin e ditës së mërkurë nuk u takua me emigrantët shqiptarë, por vetëm me militantë partiakë si dhe me stafin e kompanisë Top Lines, e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë.

“Komuniteti shqiptar në Greqi NUK kishte kurrë një takim me kryeministrin! AS ishte takim me emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi takimi i sotëm i mesditës së 16 shtatorit. Dhe në komunikim me Ambasadën na u bë e qartë se në axhendën e Kryeministrit nuk kishte një takim të tillë.

Takimi në fakt u zhvillua me koordinatorët e fushatës elektorale të Partisë Socialiste Athinë e Greqi, dhe me stafin e kompanisë Top Lines e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë, sa herë që ka votime. Mesa duket takimi ishte për startimin e fushatës elektorale.

Këtë, madje, e konfirmuan hapur nga kjo strukturë shumë anëtarë e aktivistë që u interesuan për këtë aktivitet. Jo, kryeministri Edi Rama nuk u dha aspak shansin bashkatdhetarëve emigrantë të flisnin! Ose, akoma më keq, kryeministri kujtonte se takonte përfaqësi, por përfaqësuesit e tij në Greqi “e mashtruan”, pak e vështirë për të qenë e vërtetë” – thuhet ndër të tjera në reagimin e Federatë së Shoqatave Shqiptare në Greqi.

https://www.facebook.com/federatashoqatave.shqiptaregreqi/posts/2398958910405805

DEKLARATA E PLOTË

?????? ????? ??????̈? ??̈ ????????????? ??? ???? ??̈ ??????̈.

Të nderuar bashkatdhetarë, aktivistë, anëtarë të shoqatave që aderojnë në “Komunitetin Shqiptar në Greqi” (ish-FSHSHG).

Bordi drejtues ndoqi me shumë vëmendje vizitën e kryeministrit shqiptar në Greqi, të parën në thuajse 8 vjet qeverisje! Në kuadrin e forumit të “Economist” u hodhën hapa të rëndësishëm, si për integrimin e atdheut tonë në familjen europiane, ashtu dhe për mbajtjen e ekuilibrit në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve fqinje, që për ne janë dy vendet tona.

Ndërkaq, ne u interesuam vazhdimisht për një takim, akoma dhe të shkurtër, me përfaqësues të komunitetit emigrant.

Duke qenë tepër të vetëdijshëm se koha ishte e kufizuar, por edhe përgjegjës për situatën e rrezikshme nga covid-19, do të mjaftoheshim me shumë pak përfaqëues e do të siguroheshim se do të respektoheshin të gjitha masat mbrojtëse.

Të jeni të bindur se ne do informonim të gjithë anëtarët, shoqatat aderuese si dhe aktivistët për një takim të tillë, sapo të konfirmohej, për të vendosur së bashku përfaqësimin.

POR, por, komuniteti shqiptar në Greqi NUK kishte kurrë një takim me kryeministrin! AS ishte takim me emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi takimi i sotëm i mesditës së 16 shtatorit. Dhe në komunikim me Ambasadën na u bë e qartë se në axhendën e Kryeministrit nuk kishte një takim të tillë.

Takimi në fakt u zhvillua me koordinatorët e fushatës elektorale të Partisë Socialiste Athinë e Greqi, dhe me stafin e kompanisë Top Line e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë sa herë që ka votime. Mesa duket takimi ishte për startimin e fushatës elektorale.

Këtë, madje, e konfirmuan hapur nga kjo strukturë shumë anëtarë e aktivistë që u interesuan për këtë aktivitet.

Jo, kryeministri Edi Rama nuk u dha aspak shansin bashkatdhetarëve emigrantë të flisnin! Ose, akoma më keq, kryeministri kujtonte se takonte përfaqësi, por përfaqësuesit e tij në Greqi “e mashtruan”, pak e vështirë për të qenë e vërtetë.

Së fundi, për të luftuar disinformimin që bëhet në kurrizin tonë ju ftojmë ta shpërndani këtë informacion në lidhje me këtë injorim të hapur dhe shfrytëzim të përsëritur të emrit e kontributit tonë, nga pala e shtetit shqiptar.

Përzemërsisht,

Kryesia e “Komunitetit Shqiptar në Greqi”, ish-FSHSHG

Të këshilluara

Gjërat që çdo njeri mëson kur mbush 40 vjeç

“Jeta fillon vërtet në të 40-at. Deri atëherë, ti je thjesht duke bërë kërkime”. – Carl Jung Por a ka vërtet gjëra që një person “duhet t’i dijë” rreth moshë...

22:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI