Flash

Në kërkim për vrasjen famoze në 'Bllok', arrestohet Eldi Dizdari në Dubai gjatë operacionit ndërkombëtar antidrogë

Lapsi.al 17 September 2020
Në kërkim për vrasjen famoze në 'Bllok',

Eldi Dizdari, një nga personat e përfshirë në vrasjen e 4 tetorit në ish-Bllok në vitin 2018 është arrestuar 2 vite pasi u shpall në kërkim.

Ai ka rënë në pranga në Dubai gjatë një operacioni ndërkombëtar antidrogë ‘Los Blancos’. Eldi Dizdari ka qenë shok i Ervin Matës dhe më 4 tetor të 2018 ndodhi dhe përplasja në ish- Bllok ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Dizdari nihet për rolin e tij në trafikun e kokainës, teksa është bashkëshort i ish- missit shqiptar të njohur Suada Sherifi.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se Dizdari është kapur gjatë operacionit ndërkombëtar të iniciuar fillimisht nga Italia, por që ka pasur bashkëpunim me Shqipërinë e Holandën.

Pikërisht një kartel shqiptar i trafikut ndërkombëtar të drogës u shkatërrua në Firence të Italisë, dhe duket se një prej drejtuesve apo bashkëpuntorëve ka qenë Eldi Dizdari, që fshihej në Dubai pasi ishte në kërkim nga shteti shqiptar.

Pikërisht duket se prishja e pazareve të drogës mes Eldi Dizdarit dhe Ervin Matës çoi dhe në përplasjen e armatosur në lokalin ”Monopol” në ish- Bllok. Eldi Dizdari njihet ndryshe dhe si Denis Matoshi teksa tashmë duhet të përballet me drejtësinë shqiptare. Bashkë me të gjatë operacionit ‘Los Blancos’ janë arrestuar edhe rreth 15 shqiptarë të tjerë teksa operacioni ka filluar që më 15 gusht.

Të këshilluara

Gjendet e mbytur në Surrel një grua

Një grua u gjet e mbytur këtë mëngjes në një rezervuar, në Surrel të Tiranës. Policia njofton se viktima është ende e paidentifikuar, ndërsa nga këqyrja para...

09:44

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI