Flash

Kuvend/ Pritet ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar që përzgjedh anëtarët e KQZ

Lapsi.al 17 September 2020
Kuvend/ Pritet ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në orën 10:00 në seancën e dytë për këtë sesion, ndërsa në rend dite është një pikë e rëndësishme, ajo për ngritjen e Komisionit të Posacëm Parlamentar që do të përzgjedhë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Janë 12 vende vakante që pritet të plotësohen në KQZ. Përzgjedhjen do ta bëjnë deputetët, por në këtë komision siç është rëndë dakord mes mazhorancës dhe opozitës së Bashkuar do të ketë edhe përfaqësues të opozitës së Bashkuar, raporton News 24.

Kujtojmë se KQZ merr një organigramë krejt tjetër nga KQZ-ja e deritanishme. Ka një kryekomisioner, një zv. kryekomisionier me detyrë implementimin e teknologjisë në zgjedhje, ka një Komision Rregullator me 5 anëtarë që do merret me procesin e organizimit, një Komision për Ankesat dhe Sanksionet edhe ky me 5 anëtarë që do vlerësojnë nëse ka pasur apo jo shkelje të Kodit Zgjedhor në votime.

Deri më tani kanë aplikuar 25 persona për 12 vendet vakante në KQZ, ndërsa afati i fundit për të aplikuar është 18 shtatori.

Mazhoranca dhe opozita janë të ndara në qëndrimet e tyre, ç’ka ka sjellë ngecjen e mbledhjeve të Këshillit Politik. Opozita e Bashkuar kërkon përfshirjen e ekzpertizës së ndërkombëtare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas tyre në këtë fazë të diskutimeve mbi hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, si dhe çështjes së koalicioneve parazgjedhore, rëndësi është marrja e opinionit të ODIHR. Ndërsa mazhoranca e cilëson këtë tentativë për të zvarritur procesin e reformës së dytë zgjedhore. Në një reagim të ODIHR në Varshavë për News 24 një ditë më parë u tha se ishin të gatshëm të asistonin, ndërsa prisnin detaje të zhvillimeve në Këshillin Politik.

Të këshilluara

Gjendet e mbytur në Surrel një grua

Një grua u gjet e mbytur këtë mëngjes në një rezervuar, në Surrel të Tiranës. Policia njofton se viktima është ende e paidentifikuar, ndërsa nga këqyrja para...

09:44

Elbasan/ Vritet me armë zjarri Bujar Çela

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është ekzekutuar një 50-vjeçar në Bradashesh. Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela u qëllua për vdekje në nj...

07:27

Gjërat që çdo njeri mëson kur mbush 40 vjeç

“Jeta fillon vërtet në të 40-at. Deri atëherë, ti je thjesht duke bërë kërkime”. – Carl Jung Por a ka vërtet gjëra që një person “duhet t’i dijë” rreth moshë...

22:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI