Flash

Deti Jon/ Një uragan do të godasë me 18 shtator, a rrezikohet Shqipëria?

Lapsi.al 15 September 2020
Deti Jon/ Një uragan do të godasë me 18 shtator, a rrezikohet

Agjencitë meteorologjike të rajonit janë të shqetësuara në lidhje me disa zhvillime në detin Mesdhe, të cilat nëse shkojnë sipas parashikimeve mund të shkaktojnë shkatërrime në disa shtete.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Athinës, janë të gjitha gjasat që në Mesdhe të formohet një uragan, i cili të përshkojë të gjithë zonën detare deri në jug të detit Jon.

Alarmi është dhënë për Greqinë dhe Turqinë, rruga e cila parashikohet të ketë uragani. Mediat turke theksojnë se uragani pritet të shoqërohet me erëra me shpejtësi deri në 200 km/h.

Treguesit paraprakë janë shqetësues, por dita kur do të kuptohet nëse kemi të bëjmë me një fenomen shkatërrues apo jo pritet të jetë 18 shtatori, kur edhe do të arrihet kulmi i forcës së uraganit, shkruan abcnews.

Sipas parashikimeve që kanë bërë meteorologët, trajektorja e uraganit do të jetë përmes Mesdheut duke ardhur deri në jug të detit Jon, dhe më pas për në Greqi dhe Turqi duke shmangur kështu Shqipërinë.

Të këshilluara

Kush e largoi Besën nga qeveria sipas Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, foli në emisionin “Real Story” në News24 edhe për largimin e Besa Shahinit si ministre arsimi në ditën e parë të vitit të...

23:17

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI