Flash

VIDEO/ Tifozët maqedonas provokojnë: Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur

Lapsi.al 14 September 2020
VIDEO/ Tifozët maqedonas provokojnë: Shqiptar i mirë

Në mes të sheshit qendror në Shkup para ndeshjes mes Vardarit dhe Shkupit të luajtur të dielën janë dëgjuar thirrjet raciste ndaj shqiptarëve. Turma brohoriste thirrjet, “shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve.

Thirrjet kundër shqiptarëve nga grupimi i tifozëve, “Komitët” janë thuajse krejt normale për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe nuk mbahet mend që të jetë dënuar dikush për këto thirrje raciste. Zv.kryeministri i parë i qeverisë Artan Grubi u shpreh se ata që bënë thirrjet raciste duhet të marrin dënim.

“Gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme plot mllef të disa të rinjve në mes të Shkupit është për t’u dënuar. Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike. Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar”, - ka shkruar Grubi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

https://www.youtube.com/watch?v=-DneL7SZGyE

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI