Flash

Këshilli politik/ Opozita kërkon opinionin e OSBE/ODIHR për koalicionet, PS kundër

Lapsi.al 14 September 2020
Këshilli politik/ Opozita kërkon opinionin e OSBE/ODIHR për

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik e quajtën skandaloz faktin që mazhoranca nuk pranon t’i drejtohen ODIHR-it për çështjet e padakordësuara, ashtu siç thuhet në marrëveshjen mes tyre.

“Opozita bëri të qartë qëndrimin për ruajtjen e koalicioneve zgjedhore siç janë sot në Kodin Zgjedhor dhe për hapjen 100% të listave në zgjedhjet e ardhshme. Opozita kërkon që të jenë zgjedhësit që të përcaktojnë kush do jenë kandidatët dhe partia e tyre.

Mazhoranca kërkon që të heqë mundësinë që të ketë lista 100 përqind të hapura dhe t’u heqë mundësinë zgjedhësve që të zgjedhin lirisht partinë politike që duan,” - tha Oerd Bylykbashi i PD.

“Për çështje që nuk kemi dakordësi, kemi të drejtën t’i drejtohemi ODIHR. Kjo u refuzua nga përfaqësuesi i mazhorancës. Ne i japim kohën që të reflektojë dhe jemi gati që nesër të nënshkruhet kjo kërkesë e përbashkët,” - tha Bylykbashi.

Kurse Petrit Vasili e quajti skandal që Shqipëria, e cila drejton OSBE/ODIHR, refuzon të marrë mendimin e tyre.

“Është vërtet skandaloze që një vend si Shqipëria, që ka marrë përsipër të drejtojë OSBE/ODIHR, bllokon çdo komunikim me OSBE/ODIHR.

Mazhoranca erdhi me qëllime shumë të përcaktuara. Në komision erdhi pa asnjë draft ligjor, ndonëse janë vetë ata që kanë propozuar këto ndryshime ligjore të njëanshme,” - tha Vasili.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI