Flash

Gjiknuri: PD-LSI synojnë të mos implementohen ndryshimet kushtetuese

Lapsi.al 14 September 2020
Gjiknuri: PD-LSI synojnë të mos implementohen ndryshimet kushtetuese

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur për mediat pas mbledhjes duke akuzuar opozitën se po synon të që ndryshimet kushtetuese mos implementohen në Kodin Zgjedhor. Sipas Gjiknurit, Opozita është rikthyer aty ku ishte por ndërkohë ai siguroi se çështja e koalicioneve tashmë është ezauruar me ndryshimet kushtetuese.

Më tej ai thotë se Opozita do që t’i çojë konsultimet e panevojshme deri në limite, në atë pikë kur ndryshimet kushtetuese do të jenë shumë vonë për t’u implementuar, por ndërkohë ka zbuluar se ka kërkuar që deri më 30 shtator çështja të mbyllet.

”Tashmë dua ti bëj me dije publikut, pas një debati të gjatë, fatkeqësisht PD dhe Opozita qëndroi me të njëjtat pozicione sikur s’ka ndodhur asgjë. Kushtetuta ëshët ndryshuar, dhe u kthyen tek i njëjti debat tek koalicionet që është ezauruar. Janë ezauruar në Këshillin Politik. Ne si formulim mund të marrim një model të vendeve të OSBE. I thashmë opozitës, deri të enjten të sjellin propozimet në lidhje me formulimet për pragun zgjedhor, afatet etj, që PD është e hapur t’i sjellë. Qëllimi i tyre është ta vonojnë këtë proces. Synojnë që ndryshimet kushtetuese mos implementohen. Me konsulta dhe zvarritje, dhe shkojmë në limite që s’mund t’i bëjmë. Kërkova që brenda 30 shtatorit çështja të mbyllet përfundimisht.

Sa i përket kërkesës që t’i drejtohemi ODIHR. Fatkeqësisht, kur e thirrëm për rekomandime nuk e morëm parasysh. ODIHR i shkohet me drafte kur s’ka dakordësi. Nëse kemi dispozita që s’biem dakord i drejtohemi. ODIHR s’jep opinione. Nëse draftet e PD dhe të PS ka diferenca, atëhere i drejtohemi. Gjithmonë bëhen konsultime mbas Kodit Zgjedhor. Drafti, le të sjellind draftet, ku s’ka dakordësi i drejtohemi ODIHR. Jo t’i çojmë idetë tona. Të na thonë ata janë ndryshimet kushtetuese ose jo. Kuvendi i ka votat, prandaj Komisioni i Ligjeve ngriti grupin e punës. Do reflektojmë edhe shqetësimet e opozitës. Si kuotat gjinore, apo dhe të tjera që ruajnë integritetin e Listave të Hapura, dhe pragu zgjedhor.”- tha Gjiknuri.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI