Flash

Veliaj sulmon Ylli Ndroqin: Kam bashkëjetuar me piranjat

Lapsi.al 14 September 2020
Veliaj sulmon Ylli Ndroqin: Kam bashkëjetuar me piranjat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka komentuar në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24” mbi mbylljen e “Ora News”. Ai ka sulmuar pronarin e këtij televizioni Ylli Ndroqi.

“Kjo punë më ka bërë që të bashkëjetoj me piranjat. Unë e njoh këtë ambient toksik. Unë refuzoj që të mbështes një kulturë, që bazohet mbi fyerjen dhe degradimin personal. Unë i di këto gjëra, nuk jam naiv.

Nuk kam asnjë problem me njerëz që ofrojnë optikë negative. Unë s’kam kontakte me njerëz nga bota e krimit. Kur zbuloj se dikush ka problem të rënda me ligjin, normalisht nuk kam lidhje me të.

Ka pasur persona të krimit të organizuar që kanë dashur të influencojnë në Bashki, por nuk ia kanë dalë dot. Ne si PS kemi një frymë pozitive. Sot ka bashkëpunim të madh mes qeverisë dhe bashkisë. Ndërsa, opozita nuk ka lidhje me realitetin shqiptar. Një PS e fortë është një Shqipëri e fortë”, - tha Veliaj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI