"SSC Napoli komunikon se Presidenti Aurelio De Laurentiis ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas tamponit të kryer dje". Me këtë komunikatë, Napoli ka konfirmuar zërat që qarkullonin pas Asamblesë së Lega Serie A mbajtur dje në Milano. Në vecanti portali "Il Napolista" ka publikuar lajmin sipas të cilit numri 1 i të kaltërve "nuk është asimptomatik" e se "bashkë me të cilin është pozitiv edhe një familjar" e se "në ditët e kaluara, edhe një tjetër drejtues i Napolit është pozitiv".
Nëse të dhënat e fundit (familjari e drejtuesi tjetër i Napolit pozitivë) nuk janë konfirmuar akoma, pozitiviteti i sigurtë i De Laurentiis sjell tashmë si pasojë që të gjithë ata që ishin prezentë në Asamblenë Lega Serie A që u mbajt në Hotel Hilton të Milanos, presidentë e drejtues të 19 klubeve të tjerë, duhet ti nënshtrohen karantinës së detyruar.