Flash

Suarez rrëzon hipotezën Juventus me një postim-enigmatik: "Ndërsa dalin fake neës, unë qesh"

Lapsi.al 9 September 2020
Suarez rrëzon hipotezën Juventus me një postim-enigmatik:

Një foto që e tregon të buzëqeshur ndërsa stërvitet me Barcelonën, shoqëruar me një mesazh enigmatik: "Ndërsa dalin fake neës, unë qesh". Me këtë Instagram Stories, Luis Suarez duket se i dërgon të gjithëve një detaj në lidhje me merkaton, pikërisht në ditën kur shtypi vendas e botëror e japin të sigurtë akordin me Juventus, që do të zyrtarizohet pas kalimit të provimit të italishtes për të marrë pasaportën komunitare.

Në shënjestër të sulmuesit uruguajan duket se janë lajmet që e japin të sigurtë akordin me klubin bardhezi, madje edhe me shifra: 10 milionë në vit për tre sezone paga, ndërsa për Barcelonën 3 milionë plus 13 bonus, një operacion në stilin Rakitic-Sevilla. Burime pranë sulmuesit kanë siguruar Mundo Deportivo se nuk është mbyllur asnjë akord me kampionët e Italisë e se nuk do të formalizohet deri kur të jetë i lirë nga Barcelona.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI