Flash

Fitoi Champions, Bayern e largon: "Vendosëm të mos besojmë tek Perisic"

Lapsi.al 9 September 2020
Fitoi Champions, Bayern e largon: "Vendosëm të mos besojmë

Ivan Perisic kthehet tek Inter. Pas Radja Nainggolan, i rikthyer në bazë pas huazimit tek Cagliari, edhe sulmuesi kroat pritet tashmë në Pinetina: Bayern Mynih, në fakt, ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën e blerjes mbi lojtarin. Komunikimin e ka dhënë tekniku i bavarezëve Hansi Flick që i intervistuar nga Abendzeitung, ka konfirmuar zgjedhjen përfundimtare të bërë nga klubi: "Kemi vendosur të mos e vazhdojmë raportin me Perisic (përvec se me Odriozola e Coutinho, ka saktësuar Flick)."

Një vendim i qartë që rikthen në Itali Perisic, dje i impenjuar si kapiten në Francë-Kroaci në Nations League, ndeshje që e ka mbyllur para kohe për shkak të një problemi në gju, jo shqetësues. I ngelur në klasë një vit më parë nga Conte si anësor i gjithë krahut e i huazuar edhe për faktorë jashtë fushës, kroati kthehet tani tek Inter pas një sezoni pozitiv që e pa protagonist në triumfin e Tripletës nga ana e bavarezëve. Në optikën e merkatos, Perisic mund të largohet sërisht nga Milano, por vetëm me titull përfundimtar e për një shifër mes 12 e 15 milionë. Për të, sidoqoftë, vlen për momentin i njëjti diskutim si për Nainggolan: Conte do ta vlerësojë me kujdes në grumbullim për të marrë pastaj një vendim përfundimtar.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI