Flash

Video/ Franca i kujton Rusi 2018 Kroacisë, Ronaldo bën 101: fitorja e parë për 'azerin' De Biasi

Lapsi.al 8 September 2020
Video/ Franca i kujton Rusi 2018 Kroacisë, Ronaldo bën 101: fitorja e

Nën shenjën e të mëdhave është mbyllur mbrëmja e Nations League që do të mbahet mend për 101 golat e Cristiano Ronaldos, i kthyer protagonist me Portugalinë pas dëmtimit, deja vu e finales Rusi 2018 ku sërisht Franca u imponua 4-2 ndaj Kroacisë dhe fitoren e parë me Azerbaixhanin të Gianni de Biasi.

Shuplakë e rëndë e Belgjikës përballë Islandës. Ishullorët që aq fort rezistuan përballë Anglisë, u shkërmoqën nga Djajtë e Kuq, edhe pse kaluan të parët në avantazh. Në ndeshjen tjetër të Grupit A2 skuadra e Southgate nuk mori më shumë se 0-0 ndaj Danimarkës, duke humbur vendin e parë të grupit.

4-2, njësoj si në Botëror, me të njëjtin e fitues, edhe pse Deschamps nuk kishte emrat më të mëdhenj në skuadër si Mbappe e Pogba. Kroatët iluzionuan me avantazhin provizor, e pastaj edhe barazimin 2-2, përpara se ti dorëzoheshin supremacisë së Gjelave, që udhëheqin në shoqërinë e pakëndëshme të Portugalisë Grupin A3. Përpara përplasjes direkte luzitanët gjejnë simbolin e tyre, që kthehet protagonist me një dygolësh spektakolar. Nuk luajti ndeshjen e parë për shkak të një infektimi në gishtin e këmbës, por ia doli të kthehej në fushë kundër Suedisë. Gjuetia e Cristiano Ronaldos për golin jubilar, që do ta fuste më fuqishëm në historinë e futbollit luzitan zgjati vetëm 45 minuta. Kapiteni i Portugalisë ka shënuar në mënyrë spektakolare me goditje dënimi, duke e bërë golin e 100 me fanellën luzitane të paharrueshëm, por nuk qendron më pas edhe goli numër 101...

Fitorja e parë me kombëtaren e Azerbaixhanit edhe për ish-teknikun e kombëtares shqiptare Gianni de Biasi. Pasi provoi humbjen me Luksemburgun, Gianni shkoi dhe fitoi në Qipro me golin e Medvedev.

REZULTATET E MBRËMJES NË NATIONS LEAGUE

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE A GROUP 2

Belgium 5 - 1 Iceland

Denmark 0 - 0 England

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE A GROUP 3

France 4 - 2 Croatia

Sweden 0 - 2 Portugal

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE C GROUP 1

Cyprus 0 - 1 Azerbaijan

Luxembourg 0 - 1 Montenegro

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE C GROUP 2

Armenia 2 - 0 Estonia

Georgia 1 - 1 North Macedonia

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE D GROUP 2

San Marino 0 - 2 Liechtenstein

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI